SHIFRAT/ Rama fitoi mandatin e 3-të, shqiptarët valë të re kërkesash për azil

SHIFRAT/ Rama fitoi mandatin e 3-të, shqiptarët valë të re kërkesash për azil

12:34, 24/09/2021
A+ Aa A-

Nga Monitor.al

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten nën nivelet e para-pandemisë. Vendi ynë vijon që të mbetet rekord në rajon për numrin e lartë të azilkërkuesve, ndërsa korriku shënoi një valë të re kërkesash të azilantëve në Francë.

Sipas Eurostat, në korrik kishte 735 kërkesa për azil nga Shqipëria, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë, me rritje prej 24% në krahasim me muajin e mëparshëm. Shifra mund të ketë edhe më e lartë, pasi për korrikun nuk kanë raportuar ende të gjitha shtetet.

Gjithsesi, në raport me janarin 2020, kur nuk kishte filluar ende pandemia, kërkesat për azil mbeten pothuajse të përgjysmuara.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët vijojnë që të kenë vrullin më të lartë për t’u larguar, duke pasur në qershor trefishin e kërkesave të Serbisë, që renditet e dyta pas nesh (shih grafikun).

Eurostat bëri të ditur se dy shtetet më të preferuara nga azilantët janë Franca, që ka parë një rritje të fortë në korrik, me 650 kërkesa, nga 270 muajin e mëparshëm. Ndërsa në qershor, pas Francës renditej Greqia, me 165 kërkesa (ky shtet nuk ka raportuar ende për korrikun).

Kërkesat në Europë

Eurostat raportoi se aplikantët totalë për azil për herë të parë në BE u rritën me 115% në tremujorin e 2-të të vitit 2021 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, dhe me 9% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2021.

Lituania (1 781% më shumë), Polonia (742% më shumë), Bullgaria (701% më shumë) dhe Kroacia (579% më shumë) regjistruan rritjen më të madhe relative në azilkërkuesit për herë të parë në tremujorin e dytë të 2021 në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2020

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 36% e vendimeve të shkallës së parë për kërkesat për azil të marra nga Shtetet Anëtare të BE -së ishin pozitive.

Gjatë TM2 2021, u regjistruan rreth 103 895 azilkërkues për herë të parë që aplikonin për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së. Sidoqoftë, numri i aplikimeve ishte ende nën nivelet e para-pandemisë.

Në TM2 2021, kishte edhe 13 805 aplikantë të përsëritur (persona që aplikuan përsëri për azil pasi ishte marrë një vendim mbi një kërkesë të mëparshme). Kjo shifër u ul me 51% në krahasim me TM1 2021 (28 150 aplikantë të përsëritur).

Burimi: Eurostat, të dhënat për korrikun jo përfundimtare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zearla.27/09/2021 19:57

Rinia po iken nga Shqiperia sepse sipas Kimetes kemi nje kryminister dhe nje qeveri shume te mire ,edhe pak vite do ngelin vetem pensionistat e administrata e Edvinit te birit te Kristaqit.Mjer Shqiptaret e ndershem ne dor te kujt jemi,zoti mendoft per ne.

Shqiptari24/09/2021 13:08

NDËRHYRJET E NJËANSHME, SELEKTIVE, TË JASHTËLIGJSHME DHE TË PADREJTA TË AMERIKANËVE NË PUNËT E BRENDSHME TË SHQIPËRISË E DERI TEK PUNËT E BRENDSHME TË PARTISË DEMOKRATIKE DHE MBËSHTETJA E NJË KRYEMINISTRI ANTI-POPULLOR, HAJDUT, I KORRUPTUAR, KRIMINEL DHE I PAVOTUAR DREJT, LIRSHËM DHE NË MËNYRË DEMOKRATIKE, PO PRODHON NË SHQIPËRI NJË SITUATË ANORMALE, KATASTROFIKE DHE SHKATËRRUESE PËR POPULLIN SHQIPTAR, SHOQËRINË SHQIPTARE DHE SHTETIN SHQIPTAR, NJËSOJ SI NË IRAK, LIBI, AFGANISTAN DHE NË HAITI!!! ME KËTO NDËRHYRJE TË NJËANSHME QË SHBA PO BËN NË SHQIPËRI, PO SHKATËRRON GJITHÇKA QË MEZI U NDËRTUA DHE PO E LARGON SHQIPËRINË GJINJË E MË SHUMË NGA RRUGA E SAJ DREJT INTEGRIMIT NË BE, PO E LARGON TË GJITHË RININË DHE FUQINË E AFTË PËR PUNË JASHTË VENDIT SI REFUGJATË, EMIGRANTË DHE AZILKËRKUES, NË KËRKIM TË NJË JETE MË TË MIRË!!!

Shto koment

Denonco