Berisha: Një foto me dy antipodet e historisë së kombit shqiptar!

Berisha: Një foto me dy antipodet e historisë së kombit shqiptar!

11:51, 24/09/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, reagoi pasi ish-kryeministri Edi Rama postoi një foto nga Nju Jorku me miliarderin kontrovers, George Soros.

Berisha u përgjigj duke postuar një foto ku duket presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në krah të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. “Një foto me dy antipodet e historisë së kombit shqiptar!” shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ish-presidentin Bill Clinton, burrin e madh të kombit amerikan që udhëhoqi betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Në anën tjetër Zografi bis me një armik tjetër të kombit shqiptar, multimiliarderin George Soros që rikthyen kontrollin e shoqërisë civile dhe të sistemit të drejtësisë nga partia shtet në Shqipëri dhe së bashku me serbomadhin Vuçiç projektuan ndarjen e Kosovës, vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber27/09/2021 00:34

Propagande bajate. Klintonet dhe Soros jane a njejta gje. Xhorxh Soros ka qene donatori me i madh i fushates zgjedhore Presidenciale si per Billin edhe per Hillarin biles edhe per Obamen dhe Kerin. Keshtuqe Vjosa Osmani ben foto me cirakun e Soros, kurse Rama me vete ustain liderin dhe financuesin kryesor te se majtes boterore. Pra Rama ka kredenciale me te medha se Osmani ne rrafshin e politikes boterore, na pelqen apo nuk na pelqen ne.

Institucioni24/09/2021 13:22

Dottore, unë po pres që ju të evokoni me forcë aktivitetin e institucioneve në PD si dhe pastërtinë e vlerës së votës. Jam i sigurtë që do jeni fitimtar, pavarësisht se cili do jetë kryetar pas proçesit të votimit. Unë nuk e pëlqej Sorosin, por ai është gjigand në USA dhe jo vetëm atje. Metodat e tij korruptive janë aq të rafinuara sa dhe drejtësia e ka shumë të vështirë ti kapë. Evokoni shpirtin demokrat këtu, mbroni votën dhe kapni, jo demaskoni, çdo veprim korruptues të kësaj qeverie të ndotur. Vetëm kështu shporret surreli. Por mos harro qe drejtësia është e kapur, prandaj them që ndyrësirat e proçeseve zgjedhore duhen kapur pa vajtur atje.

Institucioni24/09/2021 13:20

Dottore, unë po pres që ju të evokonoi me forcë aktivitetin e institucioneve në PD si dhe pastërtinë e vlerës së votës. Jam i sigurtë që do jeni fitimtar, pavarësisht se cili do jetë kryetar pas proçesit të votimit. Unë nuk e pëlqej Sorosi, por ai është gjigand në USA dhe jo vetëm atje. Metodat e tij korruptive janë aq të rafinuara sa dhe drejtësia e ka shumë të vështirë ti kapë. Evokonoi shpirtin demokrat këtu, mbroni votën dhe kapni, jo demaskimi, çdo veprim korruptues të kësaj qeverie të ndotur Vetëm kështu shporret surreli. Por mos harro qe drejtësia është e kapur, prandaj them që ndyrësirat e proçeseve zgjedhore duhen kapur pa vajtur atje

Leonsio24/09/2021 12:17

Bravo Dr. Berisha ... une do i emertoja keto foto si : zonja e nderuar e Kosoves dhe ne tjetren dy fytyrat me te korruptuar ne bote , qe jane edhe dy armiqt me te medhenj te shqiptareve ...

Shto koment

Denonco