VIDEO/ Balliu: Vendimi i Bashës antistatutor e i turpshëm, duhet të japë dorëheqjen!

VIDEO/ Balliu: Vendimi i Bashës antistatutor e i turpshëm, duhet të japë dorëheqjen!

16:50, 22/09/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, deklaron se vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha është antistatutor dhe i turpshëm.

Balliu thekson se Basha, pas këtyre shkeljeve të rënda, duhet të japë dorëheqjen.

“Qëndrimi i Bashës është anti-statutor. Kjo parti funksionon me forume dhe PD pa anëtarët e saj, nuk ekziston. Berisha është magnet i demokratëve. Berisha është akoma anëtar i Grupit Parlamentar të PD.

Të vetmit që nuk e njohin janë Rama dhe Basha. PD ka luftë për votën e lirë dhe si mundet që kjo parti të mos lejojë votën e lirë. Djali i Kristaq Ramës dhe Basha nuk më thonë dot antiamerikan mua.

Basha duhet të japë dorëheqjen, si mundet që kryetari i partisë nuk pyet anëtarësinë, sepse anëtarësia nuk do pranonte këtë vendim. Anëtarësia është në sheshe, Basha rri në kafe. Pa anëtarësinë e PD, kryetari i kujt është Basha pastaj?

Ne flasim se çfarë ndodh në PD, e nuk flasim për vjedhjen që kjo qeveri kriminale po bën ndaj qytetarëve. Ky është vendim i turpshëm, sepse nuk ke pyetur askënd. Basha me vendimin po fshin kujtesën historike e pa kujtesë historike, një parti vdes. Ky vendim ka dëmtuar vetëm opozitën. Kemi përballë Ramën, person që ka shitur Kosovën”, u shpreh Balliu.

Intervista e plotë: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco