VIDEO nga SYRI TV/ Braçe akuza qeverisë: Skemat për fshatin kanë dështuar

VIDEO nga SYRI TV/ Braçe akuza qeverisë: Skemat për fshatin kanë dështuar

15:55, 22/09/2021
A+ Aa A-

Ish-zv. kryeministri Erion Braçe ka zgjedhur të bëjë opozitën e qeverisë Rama, duke e kritikuar për politiken fiskale në sektorin e Bujqësisë. Braçe ka deklaruar se keqqeverisja dhe taksimi jo i duhur ka zhytur këtë sektor në krizë e për pasojë ka larguar krahun e punës e ka mbyllur ferma bujqësore.

Nga SYRI TV

Vetëm një ditë pasi boshatisi zyrën e tij në kryeministri, ish-zv. kryeministri Erion Braçe ka marrë rolin e opozitarit ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Sot, me anë të një statusi, Braçe ka lëshuar akuza ndaj qeverisë, ku për vite ishte numri 2, se ka lënë në harresë sektorët jetikë duke thelluar hendekun e varfërisë për shqiptarët. Ai ka shigjetuar Kryeministri Rama për deklaratat e tij se s’ka krah pune, duke publikuar të dhëna për numrin e punëtorëve të larguar.

'S’kemi punetore!

S’kemi punetore!

Po humbim punetore ne fakt!

A e mbani mend 2018-ten?

Koha kur nje politike fiskale vrau punen e qindra mije bujqeve!

Duhet ndryshim tani qe te mos humbim punetoret e rinj te bujqesise e blegtorise!

Në bujqësi në gjashtë muajt e fundit kemi humbur 29.000 punëtorë.

Rroga e referuar nga INSTAT aty është vetëm 35. 580 lekë’, shkruan Braçe në Facebook.

Më tej ish-zv. Kryeministri Braçe ka bërë edhe një pasqyrë të gjendjes aktuale të sektorit të bujqësisë, duke dhënë shifrat se si politikat fiskale e kanë shkatërruar këtë sektor.

Madje, nëpërmjet të shifrave Braçe ka nxjerrë se si superprodhimi I rajonit ka dëmtuar fermerët vendas, kjo një paralajmërim për rritjen e pasojave me zbatimin e projektit të Open ballkan, ku prodhimi i rajonit nuk do të ketë më asnjë barrierë doganore.

‘Kemi humbur 100.000 krerë nga 2018, 54. 000 vetëm lopë sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit; Kemi humbur 300. 000 krerë të leshta, sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit e të mishit prej tyre; kemi humbur 23.000 tonë qumësht, 7. 000 tonë grurë për të njëjtën arsye:

Nuk humbin para te sjellin qumeshtin nga Maqedonia, Kosova, Bosnja, Serbia, nuk humbin para te sjellin mishin nga Argjentina, Brazili, nuk humbin para te sjellin ullirin nga Greqia, te sjellin perime per konservim nga cilido vend i botes;

TVSH ka rregjimin 20 me 20% ne rastet e importit te lendes se pare per perpunim!’, vazhdon Erion Braçe me shënimin e tij në rrjetet sociale.

Duke shmangur angazhimin e qeverisë, ku nuk është më pjesë, Erion Braçe ka theksuar se ardhja në ndihmë të fshatit me politika të reja fiskale është një detyrë e Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pendido22/09/2021 19:36

Se mos vetem bukqesiabka deshtuar!! Hidhi syte nga mjekesia: katrahurre e vertete!! Njerezit bejne shpenzime marramendese ne klinika private, pasi ne shtet sherbimi eshte mizerje. Mjeku i familjes nuk eshte ne gjendje te te jape asnje drjetim. Semuren te moshiar qe jetojne vetem, sherbimi mjeksor e ai social eshte nul. Ne Itali ne periudhen e pandemise qendra shendetesore ishte online me cdo te moshuar per te ndjekur ecurine. Mjeku i familjes ketu, i thua qe primdi ka dale pozitiv me covid, as nuk interesohet me tej, asnje keshille nuk te jep se si duhet te vijoje mjekimi!!!!!!!! Lista e deshtimeve eshte pa fund, por nje sukses eshte i pa doskitieshem: fasada shkelqen!!!!!

Shto koment

Denonco