Përplasjet në Bashkinë e Vlorës, dorëhiqet njeriu i Edi Ramës

Përplasjet në Bashkinë e Vlorës, dorëhiqet njeriu i Edi Ramës

14:07, 22/09/2021
A+ Aa A-

Përplasjet në Bashkinë e Vlorës kanë sjellë zhvillime të reja.

Njeriu i Edi Ramës dhe i Damian Gjiknurit në Vlorë, Afrim Qendro ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë që e mbante prej më shumë se 1 viti.

Pas përplasjes së Ramës me Dritan Lelin, Qendro ishte dora e kreut të qeverisë në qytetin bregdetar dhe që bënte punët e tij.

Një nga arsyet e largimit të Afrim Qendros është edhe largimi i Damian Gjiknurit nga i deleguari politik i PS-së në Vlorë. Duket se Qendro do të ndjekë Gjiknurin nga pas.

Për gazetarët Qendro ka bërë me dije se nuk do shkojë në Elbasan, por në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco