Flamur Topi: Emisioni për mjekësinë që kam drejtuar ndër më të shikuarit deri në cepet e vendit

Flamur Topi: Emisioni për mjekësinë që kam drejtuar ndër më të shikuarit deri në cepet e vendit

22:28, 21/09/2021
A+ Aa A-

Mjeku, gazetari dhe shkrimtari Flamur Topi, në një intervistë në A Show në Syri Tv, foli për eksperiencën e tij në televizion.

Topi thekson se emisioni për mjekësinë që ka drejtuar ka qenë ndër më të shikuarit në vend, me përhapje deri në cepet e largëta të Shqipërisë.

“Kam bashkëpunuar me radion, me emisionin e fëmijëve, që 14 vjeç. Kam pasur raporte shumë të mira me regjisorët. Në emisionin që kam drejtuar, kam ftuar doktorët më të mirë që Shqipëria ka pasur. Emisioni im ka qenë i drejtuar për publikun, deri edhe në zonat më ta largëta të vendit, edhe atje ku nuk ka as mjekë, as infermier dhe as farmaci.

Programi im ka qenë përherë ndër më të shikuarit, pas lajmeve. Artan Santon e kam njohur, pati një fund të tmerrshëm, nuk e meritonte, ishte njeri që kam kujtime të mira. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Xhenfize Kekon, ajo ishte grua zonjë dhe e zonja. Ajo dinte të zgjidhte talentet tek fëmijët e vegjël. Krijimet e asaj kohe kanë qenë shumë të bukura”, deklaron Topi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco