Manjani: Nuk të sjell Amerika në pushtet, harrojeni këtë idiotësi

Manjani: Nuk të sjell Amerika në pushtet, harrojeni këtë idiotësi

10:24, 21/09/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Çdo qeveri në shpinë të kësaj toke, amerikane, gjermane, franceze, kineze apo ruse qoftë, njeh dhe respekton të zgjedhurit e një vendi tjetër.

Pa marrë parasysh sa të mirë apo të ligj janë ata për vendin e tyre, ata respektohen. Ky është kodi bazik i marrëdhënieve ndërshtetërore.

Këtë kod ka edhe Amerika. Sa të jesh në kalë, të njeh si kalorës. Por re nga kali, as do të dijë në ekziston apo jo. As nuk i kërcet fare nëse je apo jo i korruptuar, i mirë apo i keq për vendin tënd.

Ky kod shpjegon çdo deklaratë mbështetëse që ata bëjnë për të zgjedhurit në Shqipëri e kudo në botë, pavarësisht sa diktatorë janë në vendet e tyre. 

Ndaj nuk e kam kuptuar e as e kuptoj pritshmërinë idiote kolektive që e kemi ne shqiptarët që Amerikanët të heqin e të venë në pushtet sipas qejfit!

Them idiote sepse udhëheqësit tanë i zgjedhim vetë jo amerikanët, as rusët, as gjermanët, as kinezët e askush tjetër. Vetëm ne këtu në Shqipëri!

Nongratllëqet, janë mesazhe politiko-diplomatike pakënaqësie jo vendime të detyrueshme për shtetin tjetër. Janë edhe produkt lobimesh (dihet që mund të blesh deklarata e qëndrime sa të duash në SHBA, mjafton të gjesh lobistin e duhur). Nuk janë as deklarata armiqësie, sepse armiqve të tyre u hedhin bomba jo llafe…

Ndaj sa më shpejt ta mbledhim mendjen se pronar të demokracisë jemi vetë ne, aq më e mirë do bëhet demokracia. Në të kundërt do vendosin gjithmonë spekulantët e mashtruesit që hiqen si “amerikanë”, ndërkohë që ne hedhim votën si ujët në havan…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ktu ne Shqiperi21/09/2021 16:04

Ktu ne Shqiperi

tirana21/09/2021 14:45

Ne kete material " super inteligjent " dhe shume " te goditur " , i cili perbehet nga 8 fjali apo 8 fraza , si me te " bukurat " ose me mire me thane " tip Nastradini " mua me duken se jane fraza e 3-te dhe ajo e 5-te . Sidomos nuk ka te dyte ne solij e saj fraza e 3-te , ku analisti i expozuar si " Intelektual i madh " edhe ne emisionin e Krastes ka nje pikepamje te tille per Ameriken .....?????!!!!!!

Skrapari21/09/2021 14:45

C'mut politikane jane ata qe nuk e dine kete postulat?

t21/09/2021 10:45

Per te të sjellë në pushtet kur je në opozite ndofta amerika nuk e bën, por per te të mbajtur ne pushtet e bëjnë,sic mbeshtetën ramën ,i cili rrëzoi edhe shtyllën e demokracisë,votën e lirë,sepse rama ju ka ofruar të gjitha e plotesuar cdo kerkesë,vetëm linda i ka mbetur pa jua ofruar. Fuck you amerikë.

Shto koment

Denonco