Bushati: Basha paska thënë që amerikanët më kërkojnë të mos ketë votim demokratik në PD

Bushati: Basha paska thënë që amerikanët më kërkojnë të mos ketë votim demokratik në PD

18:40, 20/09/2021
A+ Aa A-

Andi Bushati nuk i ka ndaluar sulmet dhe ironitë ndaj Lulzim Bashës.

Edhe pas mbledhjes së sotme të kryesisë, Bushati ka ironizuar Bashën në lidhje me deklaratën se baza e PD-së është anti amerikane.

‘E kuptuat tani pse i binin daulleve të proamerikanizmit këta bashistët? Që të dilte shefi e të thoshte se nuk ka më votim demokratik në PD’, shkruan Andi Bushati në faqen e tij në Facebook.

Më herët gjatë ditës së sotme, kreu i PD-së është shprehur në mbledhjen e kryesisë se nuk kishte në plan të mblidhe një kongres anti-Amerikan, pasi sipas tij baza e PD-së që mbështet Sali Berishën është anti amerikane.

Pas këtyre deklaratave reagimet kanë qenë të shumta.

Në një reagim të pasdites nga zyra për mediat e PD, thuhet se Basha nuk kishte thënë këto fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alb020/09/2021 19:12

Luli duhet shkarkuar nje ore e me pare.Veprimi i tij tregon se ai nuk ka nivelin as te nje lopcari.Pislliqet e korrupsionit ne te cilat eshte perfshire ky palo kryetar mundohet ti mbuloje duke u hequr pro Amerikan kunder Sales qe e vuri ne ate karrike. Baza e PD duhet te kuptoje se ky palo kryetar ruan karriken e kryetarit per te mbrojt pasurin e vjellur ne kohe te PD dhe ate te fituar permes tenderave te Rames te kamufluar ne emrin e "KUNATI".

Shto koment

Denonco