Basha bën lojë fjalësh: Nuk i thashë bazës anti-amerikane, por janë anti-amerikane

Basha bën lojë fjalësh: Nuk i thashë bazës anti-amerikane, por janë anti-amerikane

18:03, 20/09/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike në emër të kryetarit Lulzim Basha ka reaguar pas thënieve të këtij të fundit në kryesinë e partisë, ku është shprehur se baza e PD-së është anti-amerikane.

Në reagimin zyrtar të PD-së, thuhet se këto janë shpifje që po përdoren për interesa personale.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron:

Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.

Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cenojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi20/09/2021 18:46

O vemje thuj cfar te duahe se demokratet jan ma pro amerikan ne europe.Pesdhjet vjet kam vujtur nga komunistat si Kristaq Rame e i biri Edi si pro amerikan,tani lulushi me ben anti amerikan o dhe hapu e na perpi se erdhi fundi i botes

Shto koment

Denonco