Vaksinimi i studentëve në ambiente universitare, Hoxha: 80 përqind e stafit akademik është vaksinuar

Vaksinimi i studentëve në ambiente universitare, Hoxha: 80 përqind e stafit akademik është vaksinuar

17:41, 20/09/2021
A+ Aa A-

Teksa ka ndjekur nga afër vaksinimin e studentëve në Fakultetin Ekonomik, Ministrja Manastirliu tha se sanksionet për studentët që nuk duan të vaksinohen do të bëhen me dije në ditën e nisjes së vitit të ri akademik. Ndërkohë shumë studentë e kanë kundërshtuar vaksinimin me detyrim, duke u shprehur se do e refuzojnë atë

Syri Tv

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër në Fakultetin e Ekonomisë, procesin e vaksinimit që po kryhet në ambientet universitare. Teksa foli për interesin e studentëve për vaksinim, Manastirliu u ndal edhe tek  sanksionet për studentët që nuk duan të vaksinohen, për të cilat tha se do të bëhen me dije në ditën e nisjes së vitit të ri akademik.

Ndërsa Rektori i UT Artan Hoxha, shprehet se rreth 80% e stafit akademik është vaksinuar, ndërsa nuk dha detaje për studentët.

Disa studentë që kanë marrë dozën e vaksinës në Fakultetin Ekonomik, shprehen pro këtij procesi, por sipas tyre duhet të jetë zgjedhje personale dhe jo me detyrim.

Ndërsa në Elbasan, studëntët janë plotësisisht kundër vaksinimit dhe shprehen se do e refuzojnë këtë proces.

Kujtojmë se më datë 26 gusht kryeministri Rama paralajmëroi se vaksinimi për studentët dhe pedagogët mund të jetë i detyrueshëm, dhe se kush nuk ka bërë vaksinën anti-Covid nuk do të lejohet që të hyjë në auditor, duke lënë afat deri më 30 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco