‘Baza me Sali Berishën..’/ Bushati i rendit Bashës 3 arsye: Shkarkimi për paaftësi mendore

‘Baza me Sali Berishën..’/ Bushati i rendit Bashës 3 arsye: Shkarkimi për paaftësi mendore

16:47, 20/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati ka reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës, pasi ky i fundit mësohet se është shprehur se ‘baza është me Sali Berishën, por nuk do të lejoj një kongres anti-Amerikan’.

Në postimin e saj në Facebook, Bushati ka renditur 3 arsye të cilat bien ndesh me deklatarën e Bashës, ku ndër të tjera thekson se ‘nëse baza qenka anti-amerikane, si pranon ti, pro-amerikani i madh të jesh në krye të një partie me anëtarësi anti-amerikane?’

Postimi i plotë i Endira Bushatit:

“Baza është me Sali Berishën, por nuk do të lejoj një kongres anti-Amerikan”……

…..paska thënë Basha…..

Duhet konsideruar edhe opsioni i shkarkimit për paaftësi mendore!

Së pari: nëse baza është me Sali Berishën dhe ti këtë e pranon, atëherë nëse funksionon arsyeja, duhet të dorëhiqesh! Se Partia është baza….o jurist perëndimor…..

Së dyti: ti nuk e ndalon dot mbledhjen e kuvendit….sepse kuvendi si organi më i lartë i partisë mblidhet edhe vetë, dhe këtë e përcakton statuti….o jurist perëndimor…..

Së treti: nëse baza qenka anti-amerikane, si pranon ti, pro-amerikani i madh të jesh në krye të një partie me anëtarësi amerikane?????

Edhe ekspertimi psikiatrik duket i tepërt këtu…..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco