Paga pas përfundimit të mandatit/ Ish-deputeti: Të marr diçka pa bërë asgjë është burim turpi

Paga pas përfundimit të mandatit/ Ish-deputeti: Të marr diçka pa bërë asgjë është burim turpi

15:18, 20/09/2021
A+ Aa A-

Ish deputeti i opozitës parlamentare që zëvendësoi deputetët e PD dhe LSI pasi dogjën mandatet, Erion Piciri ka dërguar një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, në të cilën i shpreh se nuk dëshironte të merrte rrogën prej 50% deri në 3 vite pasi kishte mabruar mandatin.

Kujtojmë se deputetët e Kuvendit, pasi mbarojnë mandatin e tyre, marrin 50% të rrogës deri në 3 vite, sipas ligjeve ekzistuese. Ndërsa Piciri, është shprehur se nuk mund t’a pranonte diçka të tillë sepse nuk po bënte gjë për t’i merituar.

“Të marrësh diçka që nuk të takon, është burim turpi”– shkruan ndër të tjera ish-deputeti në letrën që i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

“Mbyllja e një kapitulli, hapja e një të riu. Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare.

I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike”, shkruan ndër të tjera 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba20/09/2021 16:22

ÇFARË SKANDALI!!! TI O POPULL PUNON DHE VUAN, TI O PENSIONIST QË NUK PE NJË DITË TË BARDHË, NGRYS DITËT DHE VUAN, NDËRSA KUJTIM GJUZËT, JENISHERËT, HAJDARËT, LEGENAT DHE PLEHRAT DO TË MARRIN PËR 3 VJET PA PUNUAR DHE PA BËRË ASGJË, NGA 25 MILION LEKË!!!!!! DHE PAS KËSAJ POSHTËRSIE DHE MASKARALLËKU RAMA DHE BASHA KANË SURRAT DHE DALIN E FLASIN PËR TË ZGJIDHUR HALLET E POPULLIT???!!!!!

Shqiptari20/09/2021 16:18

A E SHIKONI O POPULL VOTUES SE ÇFARË BËHET NË EMRIN TUAJ, SE ÇFARË BËJNË KËTA PLEHRA NË EMRIN E SOVRANIT??? A E SHIKON O TI PENSIONIST I SHKRETË QË KE PUNUAR DHE DERDHUR DJERSË NJË JETË, NUK ARRIN TË BLESH DOT ILAÇET, TË BLESH 1 KILE MISH??? A SHIKON TI O PUNONJËS I NDERSHËM I ADMINISTRATËS, QË PUNON DHE ROBTOHESH GJITHË DITËN E DITËS DUKE I SHËRBYER QYTETARËVE?? A SHIKON TI O POLIC, QË NUK NGURON T'IA HEQËSH ME SHKOP KOKËS POPULLIT QË PROTESTON PËR KAFSHATËN E GOJËS?? A NUK E SHIKON TI O ARSIMTAR, EDUKATOR DHE PEDAGOG, QË NGA COPA INJORANTËSH U JEPNI DIJE, ARSIM DHE PROFESION??? PRA KËTA EDHE KUR NUK JANË MË NË PUNË, EDHE KUR NUK JU SHËRBEJNË MË, EDHE KUR RRINË NË SHTËPI DHE TALLIN BYTHË, GOPIN DHE KOQET PËR 3 VJET MARRIN NGA 700-800 MIJË LEKË TË THATA NË XHEP!! PRA JU O VOTUES, PËR TË PAKTËN 7 VJET PAGUANI TAKSA DHE TATIME PËR 2 PALË DEPUTETË!!! A E SHIKONI SE SA E RRUAJNË BYTHËN PËR JU KËTA "SHËRBËTORËT" E POPULLIT? NDËRSA SATRAPI I SURRELIT NA BËN SPEKTAKLE DHE SHOW ME MORALIZIME, ME QARJE, MË SHFRYRJE MASHTRUESE SHPENZIMESH LUKSI PËR CA MASKARENJ QË DHËMBSHURINË DHE MORALIN NJERËZOR E KANË BARAZUAR ME ZERO!!!! JU O VOTUES TË MJERË QË PO PRISNI ME SYTË NGA QIELLI QË T'JU RRITET PENSIONI, PAGA APO NDIHMA EKONOMIKE NDONJË QINDARKË DERI ANDEJ NGA FUNDI I MANDATIT TË TRETË, SA PËR KOCKË QË T'IA JEPNI PËRSËRI VOTAT PËR MANDATIN E KATËRT!!!!

Shto koment

Denonco