Pse pati një fund të lumtur, historia ‘non grata’ e Papandreut me SHBA

Pse pati një fund të lumtur, historia ‘non grata’ e Papandreut me SHBA

15:10, 20/09/2021
A+ Aa A-

Nga Mariela Stefanllari

Andrea Papandreou nuk shkoi dhe nuk u lejua të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 20 vite (1974 – 1994).

Ai shkoi në Amerikë, si kryeministër, vetëm në vitin 1994, me ftesë të Presidentit Bill Clinton, për një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, vizitë që theu edhe akullnajën politiko-strategjike mes Uashingtonit dhe Papandreut.

Por, Papandreou ishte kryetar i Partisë Socialiste PASOK, deputet dhe kryeministër për disa herë në Greqi, edhe pse nuk mund të shkelte tokën e superfuqisë ekonomike dhe ushtarake, Amerikës. Të mos shkuarit në Amerikë nuk e pengonte për të drejtuar partinë dhe vendin e tij. Dhe në Greqi nuk diskutonte askush për këtë fakt, nuk i interesonte askujt!

Kjo nuk është për analogji me Berishën, por për të logjikuar dhe për të argumentuar se vendim-veprimi i Bashës nuk është vetëm absurd, por vrastar ndaj atij që i hapi udhën e karrierës politike, është fatal për jetën e një partie politike në opozitë, për anëtarët, militantët dhe suportuesit e saj, si dhe kur ky vendim-veprim vjen i kushtëzuar nga pozita, e bën aktin të shëmtuar, apolitik dhe të turpshëm.

Më lejoni të vazhdoj të besoj se Ramës nuk i duhet më Basha, kryeopozitari që i merr 30% të së tërës, në një dorë.

Ai që mund ta asgjësonte Bashën ishte dhe është vetëm Berisha i mbështetur nga demokratët. Këtë bëri Rama, duke e përdorur Bashën, ja hodhi ‘kurbanin’ nofullave të ujkut dhe kështu në këto katër vite pushtet, do të jetë tërësisht i lirë dhe pa kavo e litarë që i kishin lidhur duar dhe këmbë.

Karamanlis: ‘I përkasim Perëndimit!’

Papandreou: ‘U përkasim grekëve.’

Basha dhe bashallëku, pozitë dhe opozitë janë shumë larg profilit të këtij rangu politikanësh.

Kujdes: Duhet të dinë politikanët shqiptarë, se janë thuajse të gjithë, ‘Persona non Grata’ për shqiptarët.

*Marrë nga ‘Mast.al’, titulli origjinal;  Andreas Papandreou për 20 Vite nuk Shkoi në Amerikë, por Ishte Kryeministër i Greqisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

12320/09/2021 20:27

Non grata per Papandreun si dekorate lufte. Papandrete si familje kane qene te majte per logjike anti amerikane.

Shto koment

Denonco