VIDEO/ Hoxha: ‘Foltorja ...’ e Berishës, lëvizje historike, në Shqipëri ka 20 vite që nuk flitet

VIDEO/ Hoxha: ‘Foltorja ...’ e Berishës, lëvizje historike, në Shqipëri ka 20 vite që nuk flitet

16:49, 18/09/2021
A+ Aa A-

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha duke komentuar lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha është shprehur se kjo gjë është një akt historik.

Hoxha duke folur në SYRI TV, përballë moderatores Megi Fagu deklaroi se, referendumi do të vendosë në lidhje me vendimin që ka marrë Lulzim Basha, për përjashtimin e Sali Beishës.

‘Sali Berisha po ndërmerr një akt historik me ‘Foltoren ...’. Në Shqipëri ka 20 vite që nuk flitet, nuk bëhet debat. Kjo gjë nuk e përçan PD-në. Partia Demokratike është kthyer në një parti lulokratike, ku të gjithë mbrojnë karrigen e kryetarit.

Nuk ka asnjë pikë në statutin e partisë që të mund të çojë në marrjen e vendimit për Berishën nga Basha.

Unë ftoj anëtarët e PD-së që ti bashkohen Sali Berishës. Ne duhet të kthejmë opozitën në Shqipëri, opozitën morale. E sfidoj Lulzim Bashën, hajde në një takim dhe dëgjoi anëtarët se çfarë mendimi kanë për aktin që ndërmorre.

Nuk lejohet Referendumi? Është mashtrim i madh, me porosi të Bashës dhe gojën e Gaz Bardhit. Referendumet janë niveli më i lartë i demokracisë në parti dhe askush nuk mund ti ndalë demokratët. Referendumi do të bashkojë PD-në.

PD ka nevojë për reformim. Të shtrojmë platforma, të diskutojmë, të bëjmë një opozitë të sinqertë me të rinj dhe të reja. Edi Ramën do ta mundim sapo të pastrojmë PD-në. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë. Demokracia do të nisë nga opozita, demokracia është nevojë kombëtare’, tha Lisadër Hoxha në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco