Reagon 'ashpër' PD: Qeveria Rama hëngri darka te Nusreti dhe hotele 700 euro

Reagon 'ashpër' PD: Qeveria Rama hëngri darka te Nusreti dhe hotele 700 euro

13:54, 18/09/2021
A+ Aa A-

Grupi parlamentar i PD-së ka reaguar sot pas mbledhjes së parë të qeverisë së mandatit të tretë të Kryeministrit Edi Rama.

Zëdhënësja e Grupit, Oriola Pampuri, sulmoi të ashtuquajturin Kod Etike që Rama shpalosi më forcë në mbledhjen e tij të parë me ministrat e sapoemëruar, por ku gati gjysma që bënin pjesë në qeverinë e mëparshme e kishin shkelur me të katra dhe rasti më flagrant qe “darka te Nusreti”.

Pampuri ua rikujtoi pikërisht këtë në mesazhin e publikuar në Fb: “Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, e darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi Kodin e Etikës që qysh prej 2013-ës e përdor për t’u hedhur hi syve, qytetarëve, - shkroi deputetja.

"Të gjithë e mbajmë mend me sa “etikë” u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa “etikë” vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëherë edhe tani, PPP-ja “Rama, Doshi, Rakipi”, bashkëqeverisjen e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve,” përfundoi Pampuri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agron18/09/2021 16:51

Po Zj Pampuri ke te drejte per kete rast qe trajton, por ktheje njehere koken dhe nga vetja. Pyete burrin tend z. Henrik si luan me ilacet e te semureve. Njerezit jane duke vdekur dhe ai luan me ta, ose eshte bamires i madh se u jep ilaçe dhe te vdekurve me Gazin e famshem. Ju jeni llum i shoqerise dhe turpi i saj. Do ju zen hakat e njerezve qe talleni. Beni komedi me ate mikun ne dore! Dhe populli duhet tju besoje dhe degjoje ju xhevair te zgjedhur per merita te veçanta. Pyete Henrikun e moderuar sa fiton ne dite me ilacet e mohura e te semureve , me pas dil dhe shaj me te drejte kete qeveri qe nuk merr masa karshi atij bastardi se eshte burri i deputetes. Turp, por dita e ndeshkimit eshte e afert, nese jo nga shteti ai lart nuk harron!

Shqiptari18/09/2021 14:31

PO E DINE TE GJITHE SHQIPTARET, NUK PO NA THUA NDONJE GJE TE RE!! ATA HENGREN DHE DO VAZHDOJNE TE HANE EDHE 4 MANDATE TE TJERA TE NUSRETET, DO TE FLENE E DO TE BEJNE ORGJIRA NEPER HOTELE ME 700 APO EDHE 1700 EURO NATA, NDERSA JU DUKE U PAKESUAR MANDAT PAS MANDATI DO TE HANI MUTIN E TYRE EDHE PER 4 MANDATE TE TJERA!!! EDHE DR. BERISHEN IA HOQET QAFE RAMES DHE NARKO-BANDES SE TIJ!! NUK E HODHET NE VOTE TEK ANTARESIA PERJASHTIMIN E DR. BERISHES SEPSE KISHIT FRIKE SE MOS FITONTE DR. BERISHA. PRA 73% E ANTARESISE JANE KUNDRA JUSH. ATEHERE CFARE PERFAQESONI JU??? CILET PERFAQESONI JU ATY, AMBASADEN AMERIKANE APO DEMOKRATET DHE ANTARET E PARTISE DEMOKRATIKE??? ME VOTAT E KUJT MENDONI JU SE DO TE FITONI DHE TO VINI NE PUSHTET??? ME VOTAT E DEMOKRATEVE APO DO T'UA JAPE FITOREN NE TAVOLINE SHBA, DASH APO KIMETJA??? DESHTAKE!! HUMBES!!! TE PAFYTYRE!!! TANI E TUTJE DO TE KEMI QEVERITE HAJDUTE PRO-AMERIKANO-SOROSIANE "BIG FISHES 3", PAS 4 VITESH QEVERIA "BIG FISHES 4", PAS 8 VITESH QEVERIA "BIG SHARKS 5" DHE NE 2033 QEVERIA "BIG ORCAS 1". POR NGA ANA TJETER DO TE KEMI OPOZITEN E FUTUR NE UTURAKUN AMORIKANO-SOROSIAN "MINJTE 3", "MINJTE 4", "MORRAT 5" DHE "MORRAT 6"!!! POPULLI I SHKRETE DO TE MBETET EDHE PER 20 VITE TE TJERA USHQIM PER TE DY PALET, QEVERINE DHE OPOZITEN: "SARDELET 3", "SARDELET 4", "SARDELT 5" DHE "SARDELET 6". RROFTE AMERIKA!!!

Shto koment

Denonco