Lajmi i fundit

FOTO/ SPAK konfirmon, pas kallëzimit të Bardhit, rifillon hetimet për dosjen 335/1 të Xibrakës

Berisha: Kategorikisht kundër bashkëqeverisjes! Kim të kërkojë falje

Berisha: Kategorikisht kundër bashkëqeverisjes! Kim të kërkojë falje

13:04, 05/08/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, për një bashkëqeverisje të mundshme mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në shtator, duke thënë se kjo do të ishte drama më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Berisha u shpreh kategorikisht kundër një bashkëpunimi të tillë, duke thënë se opozita është shpresë për përmbysjen e narkoshtetit dhe nuk mund të shndërrohet në levë të narkoshtetit.

“Kategorikisht kundër. Do të ishte drama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita, e cila është shpresë për përmbysjen e narkoshtetit, të shndërrohet në levë të narkoshtetit. Jam i bindur se janë shumë të paktë, ose ndoshta askush nga demokratë, që e duan, por bashkëpunimin që iu referua zonja Kim mund të jetë, por edhe jo, për bashkëqeverisje”, tha Berisha.

“Deklarata që ka bërë Kim ka qenë deklarata më skandaloze e bërë nga një ambasadore në 30 vitet e fundit”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se i ka kërkuar Kim që të kërkojë falje për komentet që ka bërë.

"Mendoj se PD do t'i kërkojë znj. Kim të kërkojë ndjesë publikisht dhe pa asnjë diskutim ajo mbetet e hapur për bashkëpunim me gjithë partnerët. Bashkëpunimi do të thotë bashkëpunim.”- tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Peni Cilina05/08/2021 13:24

Asi i krajlit ne Shqipni.

Shto koment

Denonco