Teatri, shkeljet e reja Rama - Veliaj/ Injorohet Vendimi i Kushtetueses, prona kalohet me VKM. Duhet me ligj

Teatri, shkeljet e reja Rama - Veliaj/ Injorohet Vendimi i Kushtetueses, prona kalohet me VKM. Duhet me ligj

14:41, 31/07/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duken të vendosur për të vijuar shkeljet kushtetuese me çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Syri TV” publikoi pak ditë më parë një projekt-vendim të Këshillit të Ministrave, i cili kalon truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht se e gjithë procedura e ndjekur më parë u shpall e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese.

Kryebashkiaku Veliaj, në një prononcim nga Tokio ku po zhvillon pushimet olimpike, e konfirmoi Vendimin e ri të Këshillit të Ministrave dhe deklaroi që i kalon Bashkisë së kryeqytetit truallin ku ngrihej Teatri Kombëtar.

Me një cinizëm që nuk e fshehu aspak, Veliaj deklaroi se vendimi i ri i qeverisë është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se institucioni që ai drejton merr në pronësi truallin, pasi godina e Teatrit nuk ekziston më.

Por, pavarësisht qëndrimeve në dukje triumfuese të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, “Syri TV” identifikoi të paktën dy shkelje kushtetuese në sipërmarrjen e re Rama-Veliaj.

Së pari, Qeveria ka injoruar tërësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos e vendosur në zbatim atë.

Kushtetuesja rrëzoi Vendimin e mëparshëm të Qeverisë, e cila kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qeverisë i lindi detyrimi që të rikthente situatën në gjendjen e mëparshme.

Kjo realizohej nëpërmjet një Vendimi Këshilli Ministrash, i cili duhet të shfuqizonte vendimin për kalimin e proënësisë tek Bashkia e Tiranës dhe rikthimin tek Ministrisa e Kulturës.

Deri më tani, nuk është publikuar asnjë akt i tillë qeveritar, duke krijuar bindjen se Edi Rama dhe kabineti i tij nuk e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Së dyti, qeveria këmbëngul që të kalojë truallin në pronësi të Bashkisë së Tiranës me një Vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë që, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, theksohet më shumë se njëherë se kalimi i pronësisë në këto raste duhet bërë vetëm me ligj të posaçëm, pra me një akt të Parlamentit dhe jo me vendim të Qeverisë.

Gjykata Kushtetuese vëren se, sipas parashikimit të nenit 11, pika 2, të Kushtetutës,  prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.

Kjo do të thotë se, së pari, të dyja kategoritë e pronave gëzojnë mbrojtje kushtetuese dhe së dyti, se mbrojtja e pronës private edhe asaj publike, duhet të udhëhiqen nga parime të njëjta, pra, të trajtohen vetëm në bazë të përcaktimeve ligjore. 

Por, qeveria dhe Bashkia duket se kanë vendosur të anashkalojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Rama dhe Veliaj kanë hartuar me urgjencë një plan të ri, për të shmangur Parlamentin që do të mblidhet në Shtator 2021.

Ndërkohë, Veliaj, në prononcimin e tij nga Japonia e largët, anashkaloi tërësisht faktin se, e gjithë praktika ligjore e ndjekur më parë për ligjin “Fusha”, rrjedhimisht edhe vendimi i Këshillit Bashkiak për godinën e Teatrit Kombëtar, janë shpallur anti-kushtetuese, pasi shkelnin parimet e ligjit Themeltar të Shtetit.

Veliaj e injoroi faktin se fadromat e tij shkatërruan në mënyrë të paligjshme godinën e Teatrit në 17 maj 2020, duke e trajtuar sot si diçka të kaluar, si të mos kishte ekzistuar kurrë një ndërtesë simbol i kulturës shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t31/07/2021 15:13

Ky po dhjet nga frika se e di qe nje dite do jape llogari dhe tani perpiqet te qetesoje veten. Po opozitari lul dhjaksi pse nuk ndihet.Vetem tani se fundmi rama ben 2 veprime jo te ligjshme(kete vkm dhe marveshjen per ballkanin e hapur)duke anashkaluar kuvendin. VV ne shqiperi do beje nje peticion kundra mareveshjes per minishengenin apo BH dhe opozita nuk ndihet fare. O lul je kryetar opozite o shplafte m....Merru me keto gjera,reago,kundershto,ngreje tere opozicionin ne kembe dhe mos u merr me shashkat e rruges elbasanit

Shto koment

Denonco