Aldo Bumçi: Qëndrimi i ri i Këshillit të Ministrave të BE, nxitje për Ballkanin për të vazhduar me reformat

Aldo Bumçi: Qëndrimi i ri i Këshillit të Ministrave të BE, nxitje për Ballkanin për të vazhduar me reformat

19:45, 22/06/2021
A+ Aa A-

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e orës 19.00 në Syri Tv me gazetaren Juli Krisafi, ish-ministri i jashtëm. Aldo Bumçi, ka komentuar edhe për mungesën e çeljes së negociatave nga BE për Shqipërinë si edhe për nivelin e korrupsionit ku sipas Bankës Botërore renditemi në vendin e dytë pas Zambias.

‘Lajmet e juaja e bëjmë më të lehtë këtë përgjigje. Ju sapo bëtë një kronikë të raportit të Bankës Botërore ku ne renditemi të dytët më të këqijtë në botë për nivelin e korrupsionit, dhe që ishte rritur 3 herë nga viti 2013.

Kemi raportet e Departametit Amerikan të Shtetit që për të pestin vit radhazi jemi në listën e zezë të pastrimit të parave.

Kishte një përmbledhje të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës rreth monitorimit të zgjedhjeve ku gjetjet e tyre janë të njëjta me raportin paraprak të ODHIRIT, për kapje të shtetit, përdorim të të gjithë mekaizmave shtetërore, duke i bërë presion zgjedhësve, blerjen e votës, shkelje të rregullave dhe ndryshim të njëanshëm të rregullave të lojës, pra një seri shkeljesh që tregojnë shumë qartë që Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet. Kemi një vendim politik të BE për të nxitur, pra nuk veprojnë  vetëm me presion, por kemi edhe kulaçin, dhe joshja është nxitja pozitive.

Kemi një frymë pas samiteve të SHBA, vizitës së fundit të Biden në Evropë, kemi një rikthim të vëmendjes amerikane në të gjithë kontinentin dhe në mënyrë të veçantë në Ballkan që ka qenë pikë e diskutimeve, pra ku ka një vëmendje të shtuar për të zgidhur konfliktet, pra për ta futur edhe njëherë rajonin në shinat e zhvillimit.

Kështu shpjegohet ky qëndrim i ri i Këshillit të Ministrave të BE për të nxituar qeveritë e Ballkanit për të vazhduar me reformat.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco