Maturantët largohen nga sheshi për sot, por paralajmërojnë ashpërsim të protestës

Maturantët largohen nga sheshi për sot, por paralajmërojnë ashpërsim të protestës

15:03, 12/06/2021
A+ Aa A-

Pas rreth 2 orë e gjysmë protestë, maturantët e Tiranës të koordinuar me bashkëmoshatarët në të gjitha qytetet e vendit, janë larguar nga sheshi dhe rrugët përpara ministrisë së Arsimit, por kanë lënë pas premtimin se do të kthehen nesër nëse nuk ka reflektim.

Më herët ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e alarmuar ju ka nisur një letër të rinjve  në të cilën pasi i quan “të dashur maturantë”, ka lënë të hapur rishikimin e pikëve të provimit.

Maturantët kërkojnë që të ulet pikësimi për testin e Matematikës, i cili u zhvillua dje ndërkohë që ata pretendojnë se në këtë provim pati pyetje jashtë programit mësimor.

 “Uljen e pikësimit, provimi ishte i vështirë, pasi ishte një test universitar. Kjo është mënyra jonë. Do vazhdojmë të rrimë këtu deri sa të na plotësohen kërkesat”, tha një maturant.

Për shkak të protestës, është bllokuar ky aks rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë devijuar.

Protesta ka përfunduar pas qëndrimit për disa minuta para godinës QSHA-së.

Maturantët e shumtë premtuan se nëse nuk ka reflektim nga institucionet përgjegjëse, do të rikthehen në shesh ditën e nesërme dhe madje nuk përjashtojnë  edhe mundësinë e bojkotimit të provimit të fundit të maturës shtetërore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco