Shkarkimi/ Sot votohet për Presidentin në Kuvend

Shkarkimi/ Sot votohet për Presidentin në Kuvend

08:23, 09/06/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme, për herë të parë në Shqipëri pritet të votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, nga detyra.

Kuvendi i Shqipërisë, do të mblidhet në orën 10;00, ku do të miratojë raportin dhe propozimin e komisionit hetimor për largimin e parakohshëm të Presidentit nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Mazhoranca, e cila mori edhe këtë nismë për shkarkimin e Metës, kërkon 94 vota pro raportit të këtij komisioni, ndërkohë nga ana tjetër Presidentinuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese.

Pavarësisht vendimit politik të Parlamentit, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit nëse Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo dhe nëse deklaratat e tij kanë pasur pasoja. Kushtetuesja brenda një afati 3 mujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin e parlamentit në seancë shqyrtuese.

Kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Sakaq ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, duke thënë se është vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor. Meta edhe pse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të komisionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco