LETRA/ Vendimi për Berishën, kongresmeni Zeldin i shkruan DASH: Dua informacion të detajuar

LETRA/ Vendimi për Berishën, kongresmeni Zeldin i shkruan DASH: Dua informacion të detajuar

10:29, 08/06/2021
A+ Aa A-

Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin, që gozhdoi një ditë më parë Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në lidhje me vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, i ka dërguar një letër Departamentit të Shtetit.

Ai kërkon prej tyre informacion të detajuar për procesin e ndjekur për të marrë këtë vendim.

“Departamenti i Shtetit ka shpallur së fundmi sanksione ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke cituar përfshirjen në korrupsion domethënës. Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejet SHBA.

Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm.

Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me Sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses tek i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij.

Përveç kësaj, po kërkoj edhe një shpjegim të detajuar për procesin që ka ndjekur Departamenti i Shtetit për të vendosur mbi këtë rast”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Stela Pata08/06/2021 13:26

Hahahaha o Mero Ziu nga Peshtani I jashteqitjes se mushkonjave! O burra me Zdromsin dhe Edvin Kokeboshin te plotesoni " faktet" . Shikoni edhe regjistrat e Tanzimatit ne Stamboll.

Shqiptari08/06/2021 11:56

KONGRESMENI ZELDIN DUHET TË SHPALLET QYTETAR NDERI DHE MIK I ÇMUAR I SHQIPËRISË DHE I POPULLIT SHQIPTAR!! WILLSON I RI LINDI PËRSËRI! KUJT SHBA T'I BESOJMË NE SHQIPTARËT!!!!! BLINKEN NA PASKA QENË NË GRUPIN E PATRONAZHISTËVE TË RAMËS!!! SA POSHTË PASKA RËNË QEVERIA E SHBA!!! KJO ËSHTË AJO SHBA QË DIKA GJITHÇKA PËR KËDO NË BOTË!! OSE SIÇ THONË MENTOR NAZARKO DHE SPARTAK NGJELA QË AMERIKANËT DINË EDHE ÇFARË HAMË NE KËTU DHE SA LEKË KEMI SECILI NË XHEP!!! KOQE GOMARI!!! ÇFARË TURPI DHE ÇFARË SKANDALI BOTËROR!! NUK KA RËNDËSI QË SHQIPËRIA ËSHTË NJË VEND I VOCKËL OSE NDOSHTA I PARËNDËSISHËM PËR POLITIKAT GLOBALE AMERIKANE, APO SALI BERISHA ËSHTË ASKUSHI PËR BOTËN SOT, POR NË KËTË RAST BËHET FJALË PËR QËNDRIMIN JO SERIOZ, MANIPULATIV DHE KORRUPTIV TË NJË INSTITUCIONI KAQ PRESTIGJIOZ NË BOTË, SIÇ ËSHTË DASH!!! NUK I LEJOHET KY SKANDAL NJË INSTITUCIONI TË TILLË!! DASH DUHET T'I KËRKOJË SË PARI NDJESË PUBLIKE SALI BERISHËS, DHE SË DYTI DUHET TË MARRË MASA TË RREPTA DHE DUHET TA DËNOJË ASHPËR AMBASADOREN KIM DHE SIDOMOS EDVIN KRISTAQ RAMËN DUHET TA NDËSHKOJË RËNDË PËR TË GJITHA KRIMET E TIJ, SI EDHE TALLJEN E FUNDIT ME SHBA!!

Shto koment

Denonco