Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

LSI dorëzon dy ankime të tjera ne KQZ, ja në cilin qark kërkon përsëritjen e zgjedhjeve

LSI dorëzon dy ankime të tjera ne KQZ, ja në cilin qark kërkon përsëritjen e zgjedhjeve

12:52, 09/05/2021
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim, këtë të dielë ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e  Beratit.

Drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV  dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Në këtë qark Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate. Sipas LSI diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Ndërkohë më herët LSI ka ankimuar kërkesën dhe ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Shkarko dokumentin

Shkarko dokumentin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zgjedhje ne ter Shqiperine09/05/2021 18:49

Edhe Bejko i Dashos eshte dakort me kete gje? edhe ai i Pd te tepelenes qe jeton ne Vlore. Pse te vej ne parlament Dritani mo?! Pse cka ai mo me sh se kta?!

Shto koment

Denonco