Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gjak në PD-në e Kavajës, i arratisuri dhe Edi Rama dalin me deklaratë 'të përbashkët'!

Gjak në PD-në e Kavajës, i arratisuri dhe Edi Rama dalin me deklaratë 'të përbashkët'!

10:09, 20/04/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim për plagosjen e një zyrtari të PD-së në Kavajë, Ndriçim Jonuzi ka bërë një video të cilën e ka shpërndarë në rrjet dhe jep variantin e tij për atë që ndodhi dje në zyrat e Partisë Demokratike.

Versioni i tij për ngjarjen është i njëjti me atë të policisë dhe medieve pranë kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar ngjarjen e rëndë brenda zyrave të PD-së si një “incident banal”.

Jonuzi pretendon se Okshtuni, të cilin e plagosi, kishte penguar një qytetar që të parkonte makinën e tij, ku kishte dhe të ëmën e moshuar, dhe për këtë shkak ai ka marrë armën dhe e ka qëlluar. 

Ai gjithashtu pretendon se në kohën e shkuar në lokalin e tij shkonin shumë demokrat, por “harron” që të shpjegojë dhe përmendë faktin se përse ai në këtë “incident banal dhe rastësor” shoqërohej nga drejtori i Policisë Bashkiake në Kavajë, e cila drejtohet nga socialistët, Marsel Shtylla, i cili është gjithashtu në kërkim.

“Po e bëj këtë video për të sqaruar vëllezërit e mi myslimanë që nuk kam ndërmend të merrem me politikë as sot as mot. Lul Basha më ka cilësuar socialistë, duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat që unë kam bërë për PD-në, të flasë me të gjithë përfaqësuesit e PD-së së vjetër dhe ti pyesë ata nëse unë jam apo jo socialist (përmend emrat e disa ish-zyrtarëve të PD).

Pyeti mirë ata se kush e rrezikoi jetën që të ndalte përdhunimin e grave dhe të vajzave, pyeti më mirë përpara se të dalësh dhe të flasësh. Unë kam bërë shumë më tepër sakrifica për PD po nuk e shoh të udhës që ti përmend këtu, ta dijnë mirë të gjithë se dy mbiemrat i kam se xhaja i babës sim është dënuar me pushkatim për shkak të vendosjes së bombës në ambasadës ruse.

Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona.

Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy horra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi. Vëllezër ma bëni hallall për shqetësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive”, shkruan i arratisuri.

Menjëherë pas kësaj alibie të Jonuzit duke pretenduar se është një demokrat që tenton të vrasë anëtarët e kësaj partie, kryeministri Edi Rama ka nxituar që ta përdorë deklaratën të arratisur, për të blinduar alibinë e ngjarjes së rëndë duke bërë fakt të kryer fjalët e një të kërkuari që i fshihet drejtësisë.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s'ka asnjë motiv politik!Autori s'ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s'ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama menjëherë pas publikimit të videos nga Ndriçim Jonuzi.

Por kryeministri njësoj si i kërkuari që derdhi gjak në zyrat e Partisë Demokratike, “harron” që të përmendë faktin se bashkëpunëtor të tij në këtë ngjarje të rëndë ishin edhe dy zyrtarë të bashkisë socialiste të Kavajës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fugsi20/04/2021 16:13

Musliman radikal dhe socialist. Sa shume jeni shtuar keto kohe. Yttt raca e mutit

Shqiptari20/04/2021 11:31

KËTIJ KRIMINELI ORDINER KËTË RECITIMIN IDIOT DHE PA PIKËN E LIDHJES LOGJIKE ME AKTIN KRIMINAL QË KREU, IA KA SHKRUAR ENDRI FUGA OSE VETË SATRAPI I SURRELIT! PO PSE NUK NDËRHYRI POLICI I BASHKISË PËR KËTË "DEBAT" PARKIMI, POR NDËRHYRE TI O "NJERI I PERËNDISË"?? O TE DHJEFSHIN MJEKRËN TË GJITHË DEMOKRATËT! O BUZË MUT! O KRIMINEL MUTI! PO ATË NË ITALI PSE E VRAVE? EDHE ATË PËR TË NDIHMUAR NDONJË PLAK NË HALL?? ME ÇFARË TË DREJTE NDËRHYRE TI ME KOBURE? PSE MBAN KOBURE? A SHKRUHET NË KURHAN QË NJË NJERI I PERËNDISË TË MBAJË KOBURE DHE TË VRASË NJERËZIT E PERËNDISË? A E DI TI O KRIMINEL SE SA TË DËNON LIGJI PËR ARMËBMAJTJE PA LEJE? - 7 VJET BURG PA TË DREJTË APELIMI. PRANDAJ PAS 25 PRILLIT LLOGARIT QË PËRVEÇ DËNIMIT PËR AKTIN E VRASJES SË MBETUR NË TENTATIVË DHE TË PLAGOSJES ME DASHJE ME ARMË ZJARRI, SHTOI EDHE 7 VITE BURG PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE! TË RROFTË SATRAPI I SURRELIT!

Shqiptari20/04/2021 10:51

HAHAHAHAAA! VËLLA MYSLIMAN ME KOBURE NË BREZ GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT!!! NJË MYSLIMAN QË QËLLON DHE BËN KURBAN GJATË MUAJIT TË MADHËRISHËM TË RAMAZANIT "VËLLAIN" E VET VETË "PËR NJË PARKIM MAKINE"!!!! TË GJITHË MYSLIMANËT DUHET TË DISTANCOHEN DHE TA BËJNË HASHA KËTË QELBËSIRË, KËTË KRIMINEL ORDINER DHE USHTAR QORR I EDVIN RAMËS DHE BANDËS SË TIJ TË ORGANIZUAR KRIMINALE! KJO BANDË DO TË ASGJËSOHET DHE DO TË MARRË FUND NË 25 PRILL 2021! BURGJET DO TË MBUSHEN PLOT E PËR PLOT ME KRIMINELE POLITIKË, VEGLAT E TYRE QORRE DHE BASHKIAKËT BANDITË DHE KRIMINELË!

Shqiptari20/04/2021 10:44

ME PAK FJALË KAVAJA NË REGJIMIN E SATRAPIT TË SURRELIT QËNKA KTHYER SI TEXAS NË FAR WEST TË SHBA SË VITEVE 1800!!!! SI KA MUNDËSI QË TË GJITHË KËTA KRIMINELËT E RILINDJES RRIJNË ME KOBURE NË BREZ PA ASNJË LLOJ FRIKE NGA ARDI VELIU? PRA KËTA TRIMAT E SATRAPIT PËR NJË FJALË GOJE APO PËR NJË PARKIM TË PALEJUAR TA ZBRAZIN KOBUREN KOKËS!!! PO ÇFARË MUTIN DO KRYEMINISTRI QË TË BËJË DEKLARATA PUBLIKE PËR TË GJITHA NGJARJET APO KRIMET "BANALE" QË I KRYEJNË RILINDASIT E TIJ??? DEKLARATA TË TILLA JUSTIFIKUESE BËJNË VETËM KAPOT E BANDAVE PËR USHTARËT E VET!!

Gj 20/04/2021 10:20

gjuthe keto te jeqia i bejn , dhe sua ben syri tert,po ku jan irganet kopetente,po pse nuk i arrestojn.

Shto koment

Denonco