Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sinqeriteti i Majkos: Nuk ndihem mirë i 19-ti, shumë socialistë nuk do të votojnë

Sinqeriteti i Majkos: Nuk ndihem mirë i 19-ti, shumë socialistë nuk do të votojnë

09:08, 15/04/2021
A+ Aa A-

Ministri i Shtetit për Diasporën dhe kandidati për deputet Pandeli Majko në një intervistë për Alban Dudushin dhe Pranvera Borakajn në Vizion Plus u shpreh se shqetësimi i selisë rozë në këtë prag zgjedhjesh janë socialistët që mund të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos votojnë.

“Ne kemi shqetësim më të madh njerëzit të cilët na kanë votuar ne, po për shumë arsye nuk e kanë vendosur akoma për të dalë dhe për të na votuar. Dhe ky është një rrezik real për ne si të majtë. Në qoftë se ne dikush që na ka votuar, qëndron në shtëpi, sepse sipas të gjithë testimeve që kemi bërë ata që na kanë votuar nuk bëhet fjalë, të paktën në dy zgjedhjet e fundit, që të shkojnë të votojnë për kundërshtarët tanë, por mund të rrinë në shtëpi. Atëherë ky do të ishte një rrezik real”, deklaroi Pandeli Majko

I pyetur për pozicionin e tij në listat për deputet, Majko u shpreh se nuk ndihet mirë. Ai gjithashtu shtoi se brezi i tij politik, sipas tij, nuk ka shumë gjëra të tjera për t’i dhënë politikës. Dhe kjo është arsyeja që Majko referon përse nuk ka folur për vijën e zjarrit.

“Unë tek 19-ta, nëse do më pyesni a ndihem mirë, jo nuk ndihem mirë. Nuk ndihem mirë, sepse statusi im aktualisht është i barabartë me statusin e dikujt që është i njohur si përkrahës i Partisë Socialiste dhe nëse në datën 26 merret vesh që kundërshtari ynë ka fituar, ai rrezikohet siç rrezikohem unë, siç rrezikohet Edi Rama, Gramoz Ruçi, etj”, tha ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korcari18/04/2021 22:51

Su.ngope.o.bq

Vendi yne 15/04/2021 12:46

Po te kishit punuar mire dhe sic Duhet njerezit nuk do rrinin ne shtepi por do votonin per ju.Kur ata qe ju kane votuar me pare nuk u votojne me kjo tregon se e keni qelbur fare dhe nuk Duhet te ekzistoni me ne politike

Vendi yne 15/04/2021 12:28

Po te kishit punuar mire dhe sic Duhet njerezit nuk do rrinin ne shtepi por do votonin per ju.Kur ata qe ju kane votuar me pare nuk u votojne me kjo tregon se e keni qelbur fare

Shqiptari15/04/2021 09:42

Sipas nivelit te bythelepirjes qe ti Majko ke arritur dhe notes se bindjes qe te ka vendosur pronari yt kokederr, qe t'i deklarove me gojen plot se ju duhej per fitorje te reja, je fiks ne pozicionin qe meriton te jesh karshi socialisteve te ndershem, te cilet ju braktisen me perbuzje dhe indinjate diku te heshtur e diku te hapur.

Shto koment

Denonco