Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zhupa i bën apel KZQ-së: Zyra elektorale e PS - ngjitur me qendrat e votimit në Sarandë

Zhupa i bën apel KZQ-së: Zyra elektorale e PS - ngjitur me qendrat e votimit në Sarandë

11:44, 14/04/2021
A+ Aa A-

Kandidatja e PD-së Ina Zhupa, e dyta në listën e Vlorës, denoncoi nga Saranda shkeljen e ligjit nga PS: Zyrat elektorale janë ngjitur me qendrat e votimit për të ndërhyrë tek votuesit, ndaj KQZ duhet të zbatojë ligjin për mbylljen e zyrës së PS.

"Ndodhemi përballe zyrës elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës, - tha Zhupa. - Kjo zyrë është ndërtuar në shkelje të Kodit Zgjedhor. Pasi ngjitur me të në shkollën “Adem Sheme” ndodhen 2 qendra votimi, të cilat do të funksionojnë ditën e zgjedhjeve, po ashtu përballë tyre tek shtëpia e fëmijes ndodhet një tjetër qendër votimi.

Kjo është e ndaluar me Kodin Zgjedhor por Partia Socialiste e ka zgjedhur mesa duket qëllimisht për të intimiduar zgjedhësit ditën e votimeve. Për t`i monitoruar zgjedhësit ditën e votimeve shkel në mënyrë të hapur Kodin Zgjedhor. 

I bëj thirrje KQZ që të reagoje dhe të ndërhyje me policinë bashkiake për të kërkuar mbylljen e kësaj zyrë elektorale që është në shkelje të Kodit Zgjedhor.  Zgjedhësit e Sarandës kanë të drejtë të zgjedhin të pa intimiduar dhe të pa vezhguar nga forcat politike ditën e zgjedhjeve me 25 prill.

Çfarëdo lloj manovre që tenton të bej Partia Socialiste nuk do ta shmangin dot nga humbja e datës 25 prill nga qyteti i Sarandës. Nga qarku Vlorë, ata do të marrin goditjen historike dhe do të kujtohen thjesht si një qeveri që nuk beri asgjë në 8 vite ."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco