Meta i përgjigjet Ramës për bllokimin e Rinasit: Thirri mendjes, nuk jemi në Amerikën Latine!

Meta i përgjigjet Ramës për bllokimin e Rinasit: Thirri mendjes, nuk jemi në Amerikën Latine!

19:58, 07/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për mediat, në lidhje me grevën e kontrollorëve të Albcontrol.

Kreu i shtetit theksoi se kjo situatë, nga njëra anë bllokimi i punës në aeroportin e Rinasit dhe deklaratat nga qeveria, janë një lënie nervash nga të dyja palët.

Ai tha se ishte njohur me këtë problematikë të Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë, ndërsa për t’u informuar më mirë i ka pritur ata në një takim më 31 mars.

Sipas Metës, pas 10 muajsh pritje, Sindikata nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se iu kishte kërkuar kontrollorëve që kishte pasur në takim që mos të linin në asnjë moment punën, duke rrezikuar hapësirën tonë ajrore.

“Si nga ana e qeverisë dhe e kontrollorëve cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm mund të cenojë sigurinë kombëtare por edhe atë ndërkombëtare si vend i NATO-S. Është një mesazh i gabuar nga dy palët. Prej më shumë se 10 muajsh sindikata ka ngritur pretendimet jo vetëm ndaj kompanisë por edhe ndaj institucioneve dhe partnerëve, institucioneve europiane.

Ata janë shumë të vëmendshëm për çështjen e sigurisë së fluturimeve. Për fat të keq nuk ka pasur asnjë dialog. Unë jam njoftuar disa herë për këto çështje dhe duke e e parë problematikën si pa zgjidhje, më 31 mars i kam pritur në një takim publik.

Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cenuar. Dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Sipas tyre prej më shumë se 10 muajsh nuk kishin marrë asnjë përgjigje.

I jemi drejtuar kryeministrit, Ballukut, Albchontrollit dhe autoritetit të aviacionit civil duke vënë për dijeni edhe ndërkombëtarët. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë sidomos në kushtet, përveç arsyeve të tjera, sepse do të nisë edhe stërvitja e përbashkët e vendeve të NATO ku përfshihet edhe Shqipëria dhe ku pritet që trafiku ajror të rritet ndjeshëm.

Kam kërkuar dhe i kam bërë apel kontrollorëve të ushtronin detyrën e tyre pa asnjë ndërprerje pasi siguria e fluturimeve ajrore është çështje jetike. Në çdo kohë duhet garantohet objekti i punës. U kam thënë do vazhdonin punën se do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të drejtë që ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Kam kërkuar që organet drejtuese dhe qeveria t’i japin zgjidhje kësaj situate përmes dialogut.

Presidenti më 2 Prill ka kërkuar marrjen e masave për zgjidhjen e situatës Ministrisë së Transportit. Ministria nuk angazhohet për ta zgjidhur situatën por për të shantazhuar më tej kontrollorët dhe duke nisur procedurat e shkarkimit për disa prej tyre.

Pas kësaj kanë filluar edhe largimet në masë nga puna. Kam një pyetje për ministren që sot doli për të provokuar presidentin” Si shpjegohet që prej 10 muajsh nuk gjete kohë të takoheshe me kontrollorët që prej 20 vitesh janë të trajnuar për këtë çështje dhe si shpjegohet që ato letrat për koncesionin e Rinasit për t’u bërë një ditë kur duheshin gjashtë muaj apo një vit. Çështja e pagave është çështje biznesit. 

Shpreh keqardhjen për veprimin e kontrollorëve, qoftë të atyre që janë larguar nga puna por në radhë të parë dua t’i bëj thirrje kryeministrit në detyrë t’i thërrasë mendjen se nuk mund të bëjë lojëra të tilla. Nuk jemi në Amerikën latine këtu. Unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohen nga provokimet që kanë vetëm një problem dramën e zgjedhjeve pluraliste që do bëhen dhe nuk e luan topi. E ftoj kryeministrin, ministren dhe sindikatën”, u shpreh Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco