Kontrollorët europianë solidarizohen me kolegët shqiptarë: Mos na nënvlerësoni

Kontrollorët europianë solidarizohen me kolegët shqiptarë: Mos na nënvlerësoni

19:19, 07/04/2021
A+ Aa A-

"Ndaloni menjëherë sulmet ndaj kontrollorëve të trafikut ajror në Shqipëri". Kjo është deklarata e sapodalë në Bruksel nga Unioni për Koordinimin e Kontrollorëve Ajrore Europianë.

Ata kërkojnë që të rikthehen në punë kontrollorët e shkarkuar dhe të bëhet kujdes, pasi nuk duhet nënvlerësuar solidariteti mes kontrollorëve europianë të trafikut ajror. Në deklaratë përmendet edhe një rast i ngjashëm në Poloni.

Por duket se solidariteti me kontrollorët shqiptarë nuk po mungon jo vetëm në BE, por edhe në rajon. Ka raportime se ata mund të solidarizohen me një grevë të shkurtër 1-orëshe.

Mësohet po ashtu se vetë Sindikata Europiane e Kontrollorëve i ka shkruar kryeministrit shumë javë më parë, për të shprehur shqetësim për këtë situatë.

Gjatë ditës së sotme reaguan edhe kontrollorët e Kosovës. Ata i bënë thirrje qeverisë që të ulet për dialog. “Zgjidhja nuk vjen duke i etiketuar kontrollorët si vegla politike apo ‘armiq të popullit’,” thanë ata.

DEKLARATA

…Në Shqipëri, pesë kontrollues të trafikut ajror (ATCO) janë pushuar nga puna sepse, për shkak të stresit të rëndë me të cilin kanë jetuar gjatë vitit të kaluar, përkeqësuar nga ulja e njëanshme e pagave deri në 70%, shkarkimi i tyre ndodhi pasi ata deklaruan paaftësi të përkohshme për shkak të ndaj këtyre streseve në përputhje me skemën e kompetencës së ATCO-s shqiptare.

Pasi të pesë u pushuan nga puna, ATCO-të shqiptare u mblodhën për të diskutuar sjelljen e ANSP-së shqiptare me ministrin e tyre, por ndërhyrja e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dështoi të japë ndonjë rezultat”.

ATCEUC dënon injorancën absolute të PANSA dhe Albcontrol Management në lidhje me bazat e një Dialogu të Shëndetshëm Social. Të dy i vendosin punonjësit e tyre nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë që dëmton sigurinë e operacioneve të tyre.

Për temat e sigurisë, është e natyrshme të kesh mendime të ndryshme brenda sektorit evropian të ATM-ve. Problemet mund të zgjidhen vetëm përmes një dialogu real dhe kuptimplotë dhe kurrë përmes qasjeve totalitare.

ATCEUC nxit PANSA dhe Albcontrol të rivendosin menjëherë ATCO-të që ata pushuan dhe fton si Qeverinë dhe Autoritetet Kombëtare Polake dhe atë Shqiptare për të vlerësuar plotësisht praktikat e Dialogut Social të ekipit aktual të Menaxhimit të ANSP.

Do të ishte e mençur të mos nënvlerësohej solidariteti midis Kontrolluesve Evropian të Trafikut Ajror kur dëshmojmë një manifestim kaq të qartë të abuzimit të pushtetit me të cilin po përballen kolegët tanë nga Polonia dhe Shqipëria!.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 07/04/2021 19:37

o qeveri idjote turp ,sot nusja ime priste doktorin nga greqia por ai u kthye mbrapsht ,po na vrisni o horra

Shto koment

Denonco