Gjoba 110 mln euro/ Basha: Po bëjmë gati ligjin, faturën do ta paguajë vetë Rama

Gjoba 110 mln euro/ Basha: Po bëjmë gati ligjin, faturën do ta paguajë vetë Rama

21:38, 05/04/2021
A+ Aa A-

Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Becchettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian.

Dy janë njerëzit që Lulzim Basha akuzon për këtë faturë, Edi Rama dhe sekretari i përgjigjëm i tij, Engjëll Agaçi.

Por çfarë do të bëjë Lulzim Basha nëse vjen në pushtet?

Bledian Koka: Në Shtator kur të merrni detyrën nëse ju do të fitoni zgjedhjet e 25 Prillit në tryezën tuaj do të gjeni ndër të tjera edhe një vendim të ICID-it që e detyron qeverinë shqiptare të paguajë mos gabohem 110 milion euro për biznesmenin Francesko Beketi, a do ta paguani ju këtë gjobë me taksat dhe paratë dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë?

Lulzim Basha: Një nga masat që do të marrim në kuadër të korrigjimit të padrejtësive të këtyre 8 viteve do të jetë përgjegjësia personale pra përgjigja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme të kundërligjshme shtetit shqiptar me vetëdije dhe rasti i Beketi-t është fare i qartë. Një media ka zbuluar një pjesë të vendimit që më thonë është maja e ajsbergut ku përfaqësuesi i Edi Ramës ulet me Beketin dhe i thotë ndrysho linjën editoriale që të të lëmë të qetë dhe kjo është një vepër penale, natyrisht, nëse prokuroria shqiptare do të kishte duart e lira sot sekretari i përgjithshëm do të ishte i pandehur ndoshta dhe i arrestuar.

Gazetari: Ëngjëll Agaçi?

Lulzim BASHA: Ëngjëll Agaçi. Absolutisht po. Sot ndoshta dhe vetë kryeministri do ishte marrë i pandehur, siç janë marrë shumë nga kryeministrat, edhe presidentë të pandehur edhe në kohë fushate. Një nga vlerat e shtuara të 25 Prillit është që do t’i japë fund kulturës të pandëshkueshmërisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve që në vend ti ndëshkojnë, kriminelët

Bledian Koka: Pse do të fusni duart te drejtësia zoti Basha që do ti detyroni ti dënojnë ata?

Lulzim Basha: kriminelët dhe politikanët e korruptuar, i mbrojnë ata. Politika duhet të bëjë që drejtësia të funksionojë, është të mbajë duart larg nga drejtësia dhe të lejojë që drejtësia të bëjë punën e saj.

Bledian Koka: Pra do ti paguani paratë e Beketit me paratë e zotit Rama, zotit Agaçi dhe zotit Veliaj me shumë gjasë, nëse i referoheni.

Lulzim Basha: Do të kalojmë në legjislacion për të cilin kemi nisur konsultimet tashmë me juristë të njohur ndërkombëtarë, të institucioneve ndërkombëtare për të bërë atë që njihet në terminologjinë juridike si kalimi i përgjegjësisë financiare për një dëm të shkaktuar interesit publik si përgjegjësi individuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku06/04/2021 09:46

Mos harro ermut urjahvelian.

...06/04/2021 09:07

Perse duhet nje ligjbi vecante per kete? KLSH nese konstaton dem ekonomik ngarkon me shluerjen e demit personin/personat qe e kane shkaktuar. Perse nuk e auditon KLSH proveduren qe eshte ndjekur? Ligjerisht Rama ia hedh ne te gjitha rastet pasi nuk ka hedhur ndonje firme, por ata qe do te shkojne pas hekurave dhe do te ngarkohen me demshperblimin e demit do te fillojne te “kendojne”

Gj 05/04/2021 22:13

Ashtu,, ta paguaj se i prishi vete nuk ja prishem ne,orandaj ti paguaj cdo demtim ,ska per kapricot e rames te paguajm ne.

Shto koment

Denonco