‘SPAK të nisë hetimet’/ Meta: Avokatura e Shtetit gënjeu Presidentin kur tha se nuk e kishin humbur gjyqin me Becchettin

‘SPAK të nisë hetimet’/ Meta: Avokatura e Shtetit gënjeu Presidentin kur tha se nuk e kishin humbur gjyqin me Becchettin

20:02, 02/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka reagur fuqishëm pas vendimit për lënien në fuqi të gjobës prej 110 milionë eurosh ndaj qeverisë shqiptare, për shkak se Rama mbylli në mënyrë të paligjshme 5 vite më parë Agon Channel.

Meta shkruan se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion.

Presidenti Meta I kërkon SPAK të nisë menjëherë hetimet ndaj avokaturës së shtetit.

‘E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv e jashtë procedurave ligjore ndaj investitorëve të huaj në vendin tonë.

Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro.

Skandali merr përmasa më të mëdha, për shkak se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion.

Në këto kushte, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë.

Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të lartë.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 05/04/2021 17:30

Zoti president nuk ka faj populli ketu duhet me pa tjeter te paguajn ata qe u bene shkak per prishjen e Agon cenellit,nuk duhet te paguj askush per kapricot e ramsit.Ai duhet te paguj nje menje.

Vlora vlora02/04/2021 21:40

Spaku te nis patjeter hetimet, e pergjegjesit e ketij demi te vihen para pergjegjesis. Dhe demin duhet ta paguajn keta persona, qe ne rastin konkret eshte e Drama i Shqiptareve . Dhe ska pse te demtohet shteti, qe do te thot xhepat e SHQIPTAREVE. Se arsyeja eshte kapriciot personale te rrrrugacit krueminister, me qellim per tua dhuruar keto investime miqeve te tij mafiozer e me para te qelbura. Nenkuptohet dhe miqeve te "rilindasve" nje kohesishte. Me shperblim sponsorizimin e thaseve te miellit, e 300 000 lekeshit e te propogandes per ta paraqitur te zezen te bardh . Dhe nuk eshte vetem demshperblimi i Begetit plus demshpr... per AKTOR plus dhe nje gjyq tjeter te humbur per nje firem Shqiptare. eDrama nuk erdhi ne pushtet per mirqenien e Shqiprareve e SHQIPERISE por per te majmur klientelen etij te neverritur e te ndyrrrr.

Shqiptari02/04/2021 20:48

Z. META!!! E KENI SHUME GABIM, I NDERUAR!! NESE PER KAPRICIOT, POSHTERSITE, INATET PERSONALE TE KRYEMINISTRAVE, MINISTRAVE DHE TE GJITHE PALACIOVE TE TYRE, DO TE PAGUANTE POPULLI, DEMET E TYRE KOLOSALE DO TE PAGUEHESHIN NGA TAKSAT TONA, KURRE NUK KA PER T'U BERE KY VEND! KJO ESHTE NJE PADREJTESI ME PERMASA KOMBETARE!! ME KETE MENDJE QE THUA ZOTROTE, TE NJEJTEN GJE DO TE BEJNE TE GJITHE ATA QE DO TE NA SUNDOJNE PER VITE ME RADHE NJERI PAS TJETRIT. KJO ESHTE POSHTERSI DHE JO DREJTESI!

Shqiptari02/04/2021 20:43

JOOOOO I NDERUAR PRESIDENT!!! JO MORE JOOOOOOOOOOOOO!! KURREEEEE! NUK KA PSE TE PAGUAJE AS SHQIPERIA, AS QEVERIA E ARDHESHME DHE AS POPULLI SHQIPTAR TEKAT, KAPRICIOT, PAAFTESITE, HAJDUTERITE, HARBUTERITE DHE ARROGANCEN E NJE BANDE KRIMINALE RRUGECERISH ME PUSHTET! NESE OPOZITA SOT, QE NESER DO TE JENE NE PUSHTET, NUK IA BEN NGARKIM PERSONAL EDVIN RAMES DHE ZAGARIT TE TIJ ERJON PLEH VELIAJT GJOBEN PREJ 110 MILION EURO, NUK I GEZON DOT 4 VITE NE PUSHTET!! GJOBA E BECHETTIT PREJ 110 MILION EURO, NUK ESHTE GJOBE PER SHQIPERINE DHE POPULLIN SHQIPTAR, POR ESHTE SI PASOJE E KONSUMIMIT PERSONAL TE NJE VEPRE PENALE ME PASOJA TE RENDA FINACIARE QE PERBEN NJE MEGA-DEM FINANCIAR. KETE MEGA-DEM DO TA PAGUAJNE SHKAKTARET E TIJ, CIFTI I QELBESIRAVE RAMA-VELIAJ! BOLL KA PAGUAR POPULLI SHQIPTAR!! I ZENTE MALLKIMI I POPULLIT ATA DHE TE GJITHE ATA QE NUK UA NGARKOJNE KETE GJOBE SHKAKTAREVE TE SAJ!

Shto koment

Denonco