30 vjet nga dita kur u rrëzua diktatura

30 vjet nga dita kur u rrëzua diktatura

06:39, 20/02/2021
A+ Aa A-

Sot mbushen 30 vjet nga dita kur shqiptarët rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, pushteti i të cilit qe vendosur në vend që pas Luftës II Botërore.

Më 20 shkurt të vitit 1991, mijëra qytetarë u ngritën në një protestë madhështore për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin që ngrihej në mes të sheshit Skënderbej të Tiranës.

Kjo ndodhi pak muaj pasi ish-regjimi, në ditët e tij të fundit, kishte lejuar pluralizmin politik pas protestave të fuqishme të rinisë studentore.

Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit  të tyre, emrin “Enver Hoxha”.

Në mënyrë simbolike, data 20 shkurt e vitit1991 shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri.

Një nga kavot që u përdor për të tërhequr monumentin, gjendet i ekspozuar në Pavijonin e Terrorit Komunist, pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Kryengritja e Malsisë së Madhe në vitin 1945, kryengritja e Postribës në vitin 1946 dhe kryengritja së Zhapokikës në vitin 1948, kryengritjet e para antikomuniste në të gjithë Evropën Perëndimore ishin një dëshmi që komunizmi në Shqipëri u kundërshtua me forcë nga veriu në jug.

Kjo u vërtetua dhe në vitet në vijim me traktet antikomuniste të vendosura në Tiranë dhe Korçë, të cilat ishin shembuj të akteve të revoltës ndaj udhëheqësve të regjimit komunist dhe që u pasuan më tej nga revolta e burgut të Spaçit e Qafëbarit dhe u përmbyllën me demonstratat e vitit 1990 me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991.

Rrëzimi i monumentit ishte simbol i shpresës së madhe që u ngjall atë ditë, shpresës se krimi dhe vrasjet politike kishin marrë fund.
 

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco