Basha-Ramës: Fajin nuk e ka BE, fajin e ke ti që vjedh shqiptarët

Basha-Ramës: Fajin nuk e ka BE, fajin e ke ti që vjedh shqiptarët

19:51, 18/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Rama pas sulmeve të këtij të fundit ndaj opozitës, duke shkruar se për 8 vjet mashtrime, vjedhje, varfëri, fajin nuk e ka BE-ja, por Tirja i qeverisë që vjedh shqiptarët.

Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën  vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.

BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco