Meta: Eliot Engel, avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve

Meta: Eliot Engel, avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve

11:31, 04/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh mirënjohjeje për kongresmenin Eliot Engel, i cili u largua nga Kongresi Amerikan pas 3 dekadash punë e përkushtim. Meta e cilëson Engel një avokat të palodhur dhe zë të fuqishëm të shqiptarëve në Kongres, ndërsa shton se “ai ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike”.

Mesazhi i Metës:

Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, z.Eliot Engel, për mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për rolin e rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë, si dhe për kontributin e pakursyer dhe shumë të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, z.Engel ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike.

Si njohës i shkëlqyer i rajonit, z.Engel ka spikatur gjithashtu edhe si përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor.

Jam i bindur se mbështetja dhe bashkëpunimi i tij do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, në interes të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco