Basha: Jam në negociata që vendet që kanë porositur shumë vaksina t’i sjellin në Shqipëri

Basha: Jam në negociata që vendet që kanë porositur shumë vaksina t’i sjellin në Shqipëri

22:32, 18/12/2020
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se ditën e sotme ka pasur një bashkëbisedim me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi, lidhur mbi çështjen e sigurimit sa më shpejtë të vaksinës anticovid për Shqipërinë, ndërkohë që shton se është në negociata me drejtues të PPE mbi për sigurimin e kësaj vaksine për Shqipërinë.

Ai shtoi se në sajë të negociatave synon që të arrihet një dakordësi mes Shqipërisë dhe vendeve që kanë porositur doza më të mëdha vaksine në raport me nevojën e tyre, për t’i sjellë ato teprica në Shqipëri para mbërritjes së porosisë nga vendi jonë. Ai akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se ka shkuar në Nju Jork për të bërë një udhëtim luksi.

“Edhe në këtë situatë duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë para t’i dalë përpara të keqes.  Kjo është arsyeja pse më shumë prej dy javësh, edhe sot shkëmbeva një bisedë me Varhelyi për çështjen e vaksinës. Këtu kryeministri bëri udhëtim luksi në Nju Jork sikur po shkon të marrë domate.

PD është pjesë e PPE dhe kjo më jep mundësin të flas me disa nga udhëheqësit e Europës dhe pjesëtar të PE me të cilët fola para dy javësh për të kërkuar të bëjnë gjithçka të ndihmojnë Shqipërinë. Ato vende që kanë bërë një porosi më të madhe se sa i duhet të kemi mundësinë ta sjellim në Shqipëri për personelin shëndetësor dhe shkallë pas shkalle të gjithë personelit mjekësor sipas protokollit të OBSH”, u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco