Lajmi i fundit

Publikohen formacionet zyrtare të Real-Bayern, shihni si rreshtohen skuadrat në ‘Bernabeu’

Blerja e votës, Prokuroria pushon çështjen për Imer Lalën, Arben Keshin dhe Dionis Imerajn

Blerja e votës, Prokuroria pushon çështjen për Imer Lalën, Arben Keshin dhe Dionis Imerajn

14:54, 18/12/2020
A+ Aa A-

Asnjë surprizë.

Siç edhe pritej, përfundoi hetimi për dosjen e famshme ‘184’, me përgjimet për blerjen e votave në Dibër.

Në fund të hetimit, prokuroria ka pushuar akuzat për shumicën e personave të akuzuar.

Në përfundim të hetimit janë marrë të pandehur 4 persona.

I pandehur është marrë Robert Aga, ish-shef i komisariati në Dibër, akuzuar peër shpërdorim detyre.

Drini Gjeci ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre.

Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Për pjesën tjetër të personave nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, etj., është kërkuar pushimi i çështjes. Prokuroria  ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.

Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë Krime të rënda SPAK të paktën 5 herë. Në fund SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër.

Njoftimi i Prokurorise se Dibres:

Mbi përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.385, të vitit 2019

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, mbi bazën e akteve të procedimit penal nr.184, të vitit 2016, të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.385, të vitit 2019, për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve’, ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, parashikuar nga nenet 248, 328/1 dhe 329/3, të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve nën hetim Korab Lala, Robert Aga, Dionis Imeraj, Afrim Mikli, Drini Gjeci, Arben Keshi, Hasan Hoti, Bekim Krashi dhe Nuri Meda.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka konkluduar se:

Sa i përket veprës penale ‘Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/1 dhe 25 të Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), është provuar se kjo vepër është kryer nga shtetasit nën hetim 1-Korab Lala, (i njohur ndryshe edhe si Imer Lala), 2-Robert Aga, 3-Afrim Mikli, 4-Drini Gjeci, 5-Arben Keshi, 6-Hasan Hoti, 7-Bekim Krashi dhe 8-Nuri Meda, dhe përveç personave nën hetim edhe nga shtetasit 9-Fatbardh Lala, 10-Ylli Mikli dhe 11-Dik Spata, të cilët gjatë hetimit të këtij procedimi penal kanë patur statusin e të kallëzuarit.

Pavarsisht se nga hetimi është provuar tërësisht fakti i konsumimit të veprës penale ‘Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/1 dhe 25 të Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), nga personat e mësipërm, organi i prokurorisë ka vlerësuar se ndjekja penale nuk mund të vazhdojë për personat nën hetim dhe nuk mund të fillojë për personat me statusin e të kallëzuarit, pasi kundërvajtja penale e parashikuar nga neni 328/1 i Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), është parashkruar, për faktin se nga momenti i kryerjes së veprës penale që është periudha shtator 2016, ka kaluar afati 3 vjeçar i ndjekjes penale.

Me këtë arsyetim, Prokuroria Dibër, me datë 18.12.2020, ka vendosur pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj personave nën hetim 1-Korab Lala, (i njohur ndryshe edhe si Imer Lala),             2-Robert Aga, 3-Afrim Mikli, 4-Drini Gjeci, 5-Arben Keshi, 6-Hasan Hoti, 7-Bekim Krashi dhe 8-Nuri Meda.

Gjithashtu Prokuroria Dibër, ka dërguar për gjykim si pjesë e këtij hetimi penal, shtetasit:

-Robert Aga, në atë kohë me detyrë Shef i komisariatit të Policisë Dibër, duke e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

-Drini Gjeci, në atë kohë me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore Rajonale Dibër, për kryerjen e veprave penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve’ kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 329/3, të Kodit Penal.

-Hasan Hoti, në atë kohë me detyrë Administrator i njësisë Administrative Lurë, Dibër, për kryerjen e veprës penale ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve’ kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

-Nuri Meda, në atë kohë me detyrë Administrator i njësisë Administrative Tomin, Dibër, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi18/12/2020 17:27

Ca ndodhi, ndodhi te shkuara, te harruara te fala avokat ngjales nga fbi dhe reforma ne drejtesi

Shqiptari18/12/2020 15:44

PO PSE, A KA SHQIPTARE ME TRU NE KOKE DHE ME SY NE BALLE, QE TE MENDONTE DHE TE BESONTE QE PROKURORIA SPECIALE E NARKO-BANDES SE STRUKTUARUAR KRIMINALE "RILINDJA" DO TE VEPRONTE NDRYSHE????!!!! POR KETE RADHE NDRYSHON PUNA NE 25 PRILL, EDHE ME KRIMINELET, EDHE ME OLIGARKET, EDHE ME PPP-istet, EDHE ME KONCENSONAREXHINJVE, EDHE ME USHTARET E ADMINISTRATES SE PUBLIKE DHE DIKASTEREVE TE QEVERISE, EDHE ME POLICET E "EGER", EDHE ME BANDAT DHE BANDITET ORDINERE QE MENDOHET SE DO TE BEJNE "NAMIN" PER TE VJEDHUR VOTAT!!!! NUK BESOJ QE KA SOT NJERI ME TRU NE KOKE NGA GRUPET E MESIPERME KRIMINALE DHE HAJDUTE, QE TE BEHET PER PUSHTETIN E MBARUAR TE SATRAPIT TE SURRELIT, MISH PER TOP!!! SEPSE ESHTE E SIGURTE QE BANDA NARKO-MAFIOZE KRIMINALE "RILINDJA" NUK DO TE ARRIJE AS 25% TE VOTAVE TE SHQIPTAREVE. MAKSIMUMI, EDHE NESE DIKU DO TE KETE NDONJE MANIPULIM APO BLERJE KRIMINALE VOTASH, MAKSIMUMI DO TE ARRIJE TEK 27-28%, DHE PERSERI HAJDUTET E VOTES DO TE NDESHKOHEN DHE DO TE DENOHEN SHUME RENDE! KETE E DINE TE GJITHE DHE NUK BESOJ SE DO T'IU MARRE KOKA ERE DHE PER REGJIMIN E SATRAPIN E SURRELIT DO TE IKIN PER LESH APO DO TE DENOHEN PERJETE!!!

Fiku bashkis18/12/2020 15:22

Po Edveroviç brekushja, Damjon termeti, Saje qorr hashashi, Pjerdhin kapterri, Xhemol katnari, dhe Gjush akullorja, kur do merren si te pandehur nga ASPAKU?!

Lushingabarbullushi 18/12/2020 15:17

Dmth! Qenkan blere votat ne diber.

Shto koment

Denonco