Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Qeveri e oligarkëve/ Rama: Kush thotë kështu, na marrtë të keqen

Qeveri e oligarkëve/ Rama: Kush thotë kështu, na marrtë të keqen

11:57, 15/12/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë për shtyp se buxheti i vitit 2021 është buxheti që ju vjen në ndihmë familjeve në nevojë.

Ai tha se kush e akuzon këtë qeveri, se është qeveri e oligarkëve, gënjen.

Kush i thotë kësaj qeverie që është qeveri pakice e 10 oligarkëve e të pasurve, i merr të keqen, sepse e kundërta është e vërtetë. Është dashur të vijë kjo shumicë para 7 vitesh e 2 muajsh të ulet në tryezë që të bëjë detyrën që të pasurit të paguajnë më shumë, e ata që fitojnë pak, të paguajnë më pak. Kush thotë që në Shqipëri e mori flama biznesin e vogël, nuk dinë çfarë flasin…”, tha Rama.

Kurse ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në konferecën e sotme për shtyp ka bërë një bilanc të qeverisë për politikat se saj sociale në më shumë se 7 vite në pushtet për qytetarët dhe bizneset.

Ahmetaj i qëndron premtimit të 2013 për 300 mijë vende të reja pune, duke thënë se nëse shihet me lupë dhe jo me emocione politike, atëhere shifrat janë aty.

”Ai diskutimi pa shifra që bëhet në çdo terren se ku janë 300 mijë të punësuarit, kur shihet me lupë të shëndetshme, dhe jo politikisht emocionale. numrat janë aty, siç është konsumi dhe bizneset”, tha Ahmetaj.

Sipas Ahmetajt, në qeverisjen e PS numri i bizneseve të vogla u rrit me 3 herë duke u bërë dhe burim punësimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco