Frika nga protestat, Rama po tenton ti politizojë, akuza opozitës

Frika nga protestat, Rama po tenton ti politizojë, akuza opozitës

16:03, 11/12/2020
A+ Aa A-

Kur protestohet në dhjetor, Edi Ramën e kap frika nga protestat.

Ashtu siç ndodhi me studentët, për të cilët ai lëshoi Lindita Nikollën, këtë herë Rama lëshoi Sandër Lleshin.

E ashtu siç bën rëndom, Rama siç tentoi të politizonte protestën e studentëve, tani po tenton të politizojë protestën e mijëra të rinjve shqiptarë.

Pasi bërë shoping në SHBA, Rama ka vendosur ti kthehet politikës së ditës, duke tentuar që protestën kundër tij ta politizojë, sikur po organizohet nga opozita.

Ja çfarë shkruan sot në Twitter:

Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit, po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s'kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!

S'kanë më njësi komunale për të mbushur autobusë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s'i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s'ka rend, s'ka siguri, s'ka shtet.

Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës, ministri i brendshëm jep dorëheqjen (edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën), Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr!

Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/12/2020 16:20

Politizimi i problemit eshte hapi i fundit i rrezimit te nje diktarure, ashtu siç e tentoi Ramiz Alia ne 1990. Por cilindo qe te vendosesh minister te brendshem, je i humbur thelle. Behu vete po deshe edhe minister i brendshem, me qe je edhe i jashtem! O pika kush e udheheq sot OSBE!! PIKAAAA! Fitorja e opozites eshte shume e sigure 73%. Rama le ta mbaje, le ta mbaje kriminelin Veliu ngjitur mbas bythes se tij! Ka per te pare qe edhe Ardi Veliu ka per ta braktisur shume shpejt. E do fort Ardi bythen e vet! Ardi nuk eshte nje idiot, eshte çam i zgjuar ai. E ka kuptuar qe varka e kalbur dhe e shpuar e Rilindjes po fundoset dhe ai tani do te shpetoje sadopak koken e vet, per te mos i shtytur me tej zullumet e tij kriminale e banditeske prej rrugaçi ordiner! Me Ramen ne pushtet Shqiperia po shkon drejt Rumanise se vitit 1989! Nese Satrapi i Surrelit, nuk i therret mendjes sa me shpejt e te terhiqet, ka per te perfunduar njesoj si Nicholae Chaushescu! Por eshte turp sot qe ta krahasosh Shqiperine e vitit 2020, Shqiperine ne NATO, me Rumanine e vitit 1989!! Satrapi i Surrlit ose eshte çmendur ose vertete enderron me syte nga qielli e duart nga miell per vazhdimin e mbajtjes se pushtetit me force, me dhune, me banda, me kondrabandiste e trafikante, me Taulante, me police bandite e kriminele ordinere si Ardi Veliu, shoferi i Klemend Balilit!!! Pushteti i bandes Rilindjes perfundimisht ra! Tani mbetet vetem vula popullore e 25 Prillit, qe t'i jape fund zyrtarisht pushtetit te krimit, hajduterise, poshtersise, imoralitetit, qelbesirellekut, makuterise, vjedhjes e grabitjes 8 vjeçare! Vota popullore do t'i derrmoje prfundimisht dhe do t'i shtype si morrat horrat, hajdutet e kriminelet ne pushtet! Shqiperia do te ece e sigurte drejt BE! Fitore???????????????????????????

Fiku bashkis11/12/2020 16:19

Femijet ne rradh te pare duhet ti kishin rujt nga ty mor horr i droguar, qe at'her kur si minister kulture(o Zot, ti minister kulture!) dhe si kryetar bashkie, organizoje festa orgjie dhe droge nen petkun e festes se Pezes. Kete e vertetove edhe kur u bere kryeminister qe bashk me ministrin tend te brendshem Saje qorrin e jeshilove gjith Shqiperine me hashash, ndaj dhe bota ta ka vene damken si narkoshtet.

Shto koment

Denonco