Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Akuzat e Ramës/ Plasari publikon FOTON: Halabakë iu dukën dhe Çausheskut

Akuzat e Ramës/ Plasari publikon FOTON: Halabakë iu dukën dhe Çausheskut

11:59, 11/12/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama doli dje para mediave me një fjalim të përgatitur për të komentuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie dhe për të treguar qëndrimin e tij për ngjarjen. Por ndër të tjera, Rama do të sulmonte edhe protestuesit teksa u shpreh:

Por këtij qëndrimi të kreut të qeverisë i përgjigjet studiuesi i mirënjohur Aurel Plasari duke sjellë një shembull nga Rumania e vitit 1989.

Sipas tij, edhe diktatori Çaushesku i quante “halabakë” protestuesit, por fundi i tij duhet tashmë.

Ja postimi i plotë i Aurel Plasarit:

“HALABAKË” IU DUKËN EDHE SHOKUT CEAU?ESCU

Por ja si e gdhendi kujtimin e tyre zonja e madhe poetja Ana Blandiana:

“Kjo që po jetojmë sot dhe ajo që do të jetojmë në vjetët e në dhjetëvjetëshat e ardhshëm do të jetë vepra e atyre fëmijëve të pjellë prej nënash të dëshpëruara ngaqë qenë të detyruara t’i nxirrnin në botë, të rritur në heshtje, në frikë, në të ftohtë e në uri, të ushqyer prej prindërish të terrorizuar që u trembeshin ditë e natë denoncimeve, të kapitur pas orëve të kaluara nëpër radhët e pafundta, të edukuar prej mësuesish të poshtëruar e të detyruar të mos i thoshin ato që mendonin, fëmijë të cilët i mësonin të mos e ngrinin zërin, ta ulnin radion, ta mbulonin me pëllëmbë dorezën e telefonit, t’i shmangeshin shoku-shokut, të mos i hapeshin askujt, të mos i besonin asnjeriu. Ngjarjet që po jetojmë sot janë vepra e atyre fëmijëve të dënuar me jetë e me vetmi, dhe që, me një përçmim të pamatë për jetën që u qe dhënë pa dashje, e flakën atë mbi banakun e pamëshirshëm të historisë duke paguar me të çmimin e solidaritetit, të dashurisë, të besimit e të shpresës dhe na bënë të gjithëve të rilindim në këto Krishtlindje të përgjakta e sublime. E ruajttë të pacenuar, kjo kryqëzatë e mrekullueshme e fëmijëve të Rumanisë, lirinë e blerë kaq shtrenjtë dhe e shpëntë përpara nëpër vite, po kaq të pastër e përvëluese, deri në pjekjen e plotë të demokracisë së paprapsueshme”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi14/12/2020 01:48

kjo bande e kuqe, qe i ka fut duart ne fyt shqiperise qe ne 1942, kur fatkeqesisht, Mit'hat Bej Frasheri, ne mirebesim, per te evituar luften civile mes nacionalisteve dhe kominternit i dha doren gjirokastritit me te rrezikshem te historise shqiptare...sikur te mos ti zinte bese por ti shfarosnin, do ishim duke fol ndryshe ne kete moment

Meti13/12/2020 17:23

Prandaj jemi ketu se nuk e beme si ne Rumani qe ja mbushen zorret plehres. Neve akoma po na vjedhin pronat jetet dhe gjithcka.

Hajrulla zeqiri nga vushtrrija 13/12/2020 15:00

Klika edi rames, fatos klosit, fatos nanos, ali ahmetit, hashim thaqit, kadri veselit, gjavit halitit duhetn te arrestohen sa pa par efhe me i qit para gjykates nderkombtare ne hag, edhe me i denue me burg te perjetshum, kta tradhtar tenkombot shqiptar te dhqipris edhe te kodoves se kta jan pro serb rus, franqez, grek, etj, o shok une nuk po di qysh me postue por tregomni une tani e postoj, edhe ju pershendes

Shto koment

Denonco