Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

‘Socialistët i bashkohen LSI’/ Xhixho: Jo vetëm për të ikur nga e keqja, por edhe për ta luftuar atë

‘Socialistët i bashkohen LSI’/ Xhixho: Jo vetëm për të ikur nga e keqja, por edhe për ta luftuar atë

17:20, 15/11/2020
A+ Aa A-

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka përshëndetur afrimin e anëtarëve të Partisë Socialiste në Tiranë në strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në një postim në Facebook, Xhixho shprehet se ardhja e tyre është shenjë e ndërgjegjësimit qytetar, jo vetëm për të ikur nga e keqja, por edhe për ta luftuar atë.

Postim i plotë i Erisa Xhixhos:

Kënaqësi që dje iu bashkuan skuadrës së LSI njësia bashkiake nr.1 Etioni,Hurma,Rigers, Leari, Elsi dhe shumë socialistë që vendosën të distancohen prej sektit të Rilindjes jo vetëm si akt denoncimi, por edhe si dëshmi e aksionit për t’u bashkuar me LSI-në si forcën që gjeneron fitoren mbi të keqen, mbi arrogancën, dhe shpërdorimin kriminal të besimit qytetar.

Ardhja e tyre është shenjë e ndërgjegjësimit qytetar , jo vetëm për të ikur nga e keqja, por edhe për ta luftuar atë.

Për të bashkuar forcat me LSI në një mision shpëtimtar për vendin.????????

#ShqipëriaShtëpiaJuaj????

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco