Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Rama në krah të Afrim Qëndros/ Shehaj publikon videon ku justifikonte bunkerin në Surrel me punën në emigracion

Rama në krah të Afrim Qëndros/ Shehaj publikon videon ku justifikonte bunkerin në Surrel me punën në emigracion

20:33, 14/11/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Rama doli sot në Vlorë në krah të ish-drejtorit të ARRSH-së, Afrim Qendro, i cili sot mban detyrën e nënkryetarit të kësaj Bashkie, i akuzuar për aferën e falsifikimit të dokumenteve me Unazën e Re.

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, shkruan ndër të tjera se dalja me Afrim Qendron në krah të djathtë është ilustrimi më domethënës i kësaj qeverisje.

‘Pamja e Edi Ramës sot në Vlorë me Afrim Qendron në krah të djathtë është ilustrimi më domethënës i kësaj qeverisjeje; abuzim i pushtetit, grabitje e parave të shqiptarëve dhe pandëshkueshmëri.

Pse shqiptaret duhet t’i japin këtyre një mandat të tretë?

Pasuria përrallore dhe pushteti i pamerituar e kanë bërë Edi Ramën arrogant me njerëzit e thjeshtë, përçmues me sipërmarrësit e ndershëm dhe shpërfillës ndaj të ardhmes së shqiptarëve.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco