Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Elvis Naçi: Macron në betejë retorike me besimtarët myslimanë, edhe profeti Muhamed i fali armiqtë e tij

Elvis Naçi: Macron në betejë retorike me besimtarët myslimanë, edhe profeti Muhamed i fali armiqtë e tij

22:51, 27/10/2020
A+ Aa A-

Imami Elvis Naçi në studion e A-Show me gazetarin Adi  Krasta, komentoi edhe atë që po ndodh në Francë, duke dënuar njëkohësisht aktin ekstrem të vrasjes së një mësuesi, por edhe duke e cilësuar të pavend sjelljen e Presidentit Macron që sipas tij ka hyrë në një retorikë të panevojshme me besimtarët myslimanë.

‘Profeti Muhamed është një figurë qendrore e besimit islam dhe ata nuk do të pëlqenin  të shikonin atë karikaturë.

Nuk dihet kush është 18 vjeçari dhe për çfarë qëllimi e bëri atë krim.

Nëse shteti francez do të ishte me të vërtetë i konsoliduar përse e la të degradonte në këtë pikë situatën.

Një shtet i mencur gjen mënyrën për të dalë nga kjo situatë, dhe nuk vepron në këtë formë.

Nuk mundet një shtet, një president i një vendi evropian të krijojë më pas një problem edhe më të madh

Apo mos po bën një shoë.

Nga njëri anë ne themi shteti francez, është një shtet me ekuilibra demokratikë.

Por pse pse e la lanë në dekada që situata të shkojë në këtë pikë që është sot.

Kjo është qesharake.

Edhe një shteti si Shqipëria, sa u vendos ligji, që dënohet ai që bën propagandë për të shkuar në Siri, nuk shkoi askush.

Kjo më lë mua pa mend.

Ata njerëz që kanë ardhur në Francë nuk kanë ardhur me dhunë.

Si mundesh ti të vrasësh për një karikaturë në emër të Profetit Muhamed, kur vetë Profeti Muhamed i ka falur armiqtë e tij.

Sipas mendimit edhe të opozitës në Francë, Macron nuk është në orbitën e tij.

Unë që para se të ndodhte kjo kam qënë partizan i luftës kundër çdo mendimi ekstrem.

Ekstremi nuk është vetëm te një minorancë muslimane.

Edhe në Australi ndodhi kur një ekstremist hyri në një kishë dhe bëri masakër.

Kam ngulur këmbë që ekstremizmi të mos ketë këmbë në çdo fe.

Unë them që Macron hyri në betejë retorike me besimtarët myslimanë’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 28/10/2020 08:57

Elvis Naci, ben detyren per te cilen paguhet!

Shto koment

Denonco