Naftëtarët i përgjigjen prerë Ramës: Greva nuk ndalet! Ja kushti ynë

Naftëtarët i përgjigjen prerë Ramës: Greva nuk ndalet! Ja kushti ynë

10:51, 23/10/2020
A+ Aa A-

Naftëtarët e Ballshit i janë përgjigjur edhe një herë në formë të prerë kryeministrit Rama: Nuk dalim që këtu nëse nuk na kalohen pagat, buka e fëmijëve!

Ata janë shprehur se nuk po bëjnë aspak ultimatume, ndërsa thonë se kushdo që do të vijë në ambientet ku ato po qëndrojnë, e ka rrugën e të hapur.

Me një qëndrim të prerë, naftëtarët thonë se greva nuk ndalet teksa shtojnë se tashmë vendimmarrjen e kanë gratë. Më tej ata thonë se zgjidhja duhet të merret në Ballsh teksa premtojnë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat dhe greva.

”E përgëzoj kryeministrin për lajmin e mirë që na jep neve. Edhe njëherë verdikti nuk është i imi, por i grave aty lart që po sakrifikojnë. Rama të vijë në Ballsh, të ulemi, të negociojmë për zgjidhje. Absolutisht jo, nuk e lemë grevën. Të ulemi këtu në Ballsh dhe të gjejmë zgjidhje”- tha një naftëtar.

Në fakt naftëtarët rezistuan për 18 ditë në grevë, teksa u zëvendësuan më pas nga gratë naftëtare që kanë hyrë në ditën e 9-të. Deri më sot asnjë negociatë apo ofertë për zgjidhje nuk është zhvilluar teksa kryeministri prej ditësh i kërkon naftëtareve të lënë grevën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis23/10/2020 15:03

Kot e keni vellezer e motra qe jeni ne pik te hallit, Ramiçi ulet e perkulet, bile eshte gati tju lepije edhe prapanicen kur ka hall dhe kerkon vota, me te kaluar lumin, thote ju dhjefsha kalin. Ky eshte Edver Ramiç zorraxhiu.

Shto koment

Denonco