VIDEO/ Kryemadhi nxjerr ‘blof ‘Ramën: Hiqi duart nga gratë e Fierit!

VIDEO/ Kryemadhi nxjerr ‘blof ‘Ramën: Hiqi duart nga gratë e Fierit!

20:50, 19/10/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka vizituar naftëtaret e Ballshit, të cilat prej disa ditësh janë futur në një grevë urie për pagat e prapambetura.

Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi i bën thirrje kryeministrit që t’i largojë duart nga gratë e Fierit, pasi ato nuk janë mish për top për inatet e politikës.

Gjithashtu ajo inkurajoi gratë greviste në betejën për të drejtat e tyre, si dhe theksoi se forca e grave të Shqipërisë do të ndërtojë Shqipërinë e pas 25 Prillit, ku femrat nuk do të shfrytëzohen por d t’u jepet vendi i duhur.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje. Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t'u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco