Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ramës nuk i del inati me Shkullakun, monton vetë me zërin e tij kronikën për inceneratorin e Elbasanit

Ramës nuk i del inati me Shkullakun, monton vetë me zërin e tij kronikën për inceneratorin e Elbasanit

18:52, 17/10/2020
A+ Aa A-

Edi Ramës iu desh dy ditë që nga e enjtja në mbrëmje kur doli në ‘Opinion’, që t’i kthejë një përgjigje analistit Armand Shkullaku, pasi ky i fundit e përballi me fakte kokëforta se si inceneratori i Elbasanit nuk punon edhe pse ka marrë miliona euro nga fondet publike.

Aq i fortë është inati I Ramës, sa ka vendosur ta montojë vetë kronikën me zërin e tij si përgjigje për Shkullakun.   

SHKULLAKU LULËZIMI PLEHRAT OPINIONI

Parmbrëmë tek Fevziu Armand Shkullaku ishte në krye të luftës së panelit të armatosur me gjysëm të vërteta (që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha), për t'i bërë jehonë sulmit sharjeshpifës të Lulëzimit mbi impiantet moderne të përpunimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan e Fier ose siç i quan Lulëzimi, me atë fodullëkun përbuzës të gjumashit kur bën sikur s'ka gjumë, "inceneratorët".

Analisti arriti të mohonte sy për sy edhe fjalët e veta edhe vetë provën materiale, e cila rrëzoi në sy të të gjithëve gënjeshtrën ulëritëse se në impiantin e Elbasanit nuk është prodhuar kurrë energji! Por e vërteta e plotë lidhur me këtë episod, ku analisti u vu këmbëngulësisht në shërbim të Lulëzimit, është se Shkullaku jo vetëm nuk gënjeu nga padija, po ai vetë, në cilësinë e drejtuesit të prodhimit të TV KLAN, ka bërë edhe një goxha film për inceneratorin dhe për prodhimin e energjisë nga plehrat në Elbasan disa vite më parë!

Nuk e di nëse filmi në fjalë është bërë dhe shfaqur kundrejt pagesës apo ka qenë thjesht entuziazmi për impaktin e madh pozitiv mbi mjedisin të inceneratorit të Elbasanit, por materiali të cilin mund ta gjeni të plotë në youtube ?? youtu.be/_nk9-3Av39Y duket se i ka pëlqyer aq shumë drejtuesit të atëhershëm të prodhimeve sa që e ka shfaqur edhe në ABC Neës edhe në TV KLAN!

Kush do të mësojë ca më shumë se ç'i panë sytë e ç'i dëgjuan veshët tek Fevziu gjatë atij debati haluçinant, le të ndjekë 4 minutat bashkëngjitur...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bobi, bythlepiresi i EDrams!20/10/2020 08:23

Po ky Kallami KM me montazhe 3D dhe emisione të blera nga Klani lëpirës do u mbushë mendjen Shqiptarëve se nuk vjedh?

pdisti i thekur18/10/2020 09:03

Luli 37 euro/Ton, Veliaj 29 euro/Ton. Veliaj ne nje vit, 3 milion euro me pak nga xhepat tane. Bejeni vete diferencen...kush e do kete qytet

Maksi17/10/2020 22:42

Ai sahati i inceneratorit ishte? Apo ishte sahat si gjithe te tjeret? Nejse, po ja besojme. Per aq pak energji mburrej ky? Si ka mundesi qe ERE e komanduar nga Edi, nuk caktoka cmim per kete energji? Prodhin aq pak sa smund ti vesh cmim ore. Nese do prodhonte aq shume energji, pse inceneratori merr korent nga Oshee? Pse sperdor te veten? Inceneratoret jane vetem pak nga hajduterirat e ketij

Shto koment

Denonco