Deklarata e fortë e Dashos: Vetëm në një spital kishte 12 vdekje në ditë

Deklarata e fortë e Dashos: Vetëm në një spital kishte 12 vdekje në ditë

21:19, 15/10/2020
A+ Aa A-

Eksperti Erion Dasho, duke folur në Çim Peka LIVE, bëri disa deklarata të forta.

“Ka ardhur koha që të kemi ekspertë me shtyllë njerëzore dhe jo ekspertë që e kthejnë shpinën nga fryn era,” tha ai.

I pyetur nëse i referohet Pëllumb Piperos, ai tha: “Nuk merrem me raste personale”.

Kurse Pipero tha se nëse i referohet atij, ai e ka falur.

“Duke bërë tre muaj karantinë, virusi u mbajt i fjetur për tre muaj. Nga qershori deri tani ka pasur vetëm shtim të rasteve. Shqipëria u rrit në qershor, kur Italia, Spanja dhe Gjermania thuajse ishin zeruar. Gjatë këtyre muajve, Shqipëria ishte ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë. Vetëm me statistikat që nxjerr MSH, Shqipëria e ka vdekshmërinë 2.6 përqind, kurse Gjermania dhe Italia e kanë shumë më të vogël.

Kjo vjen për shkak se trajtimi është në nivele skandaloze. Një personi të trajtuar në familje, fatura i shkon 11 mijë euro.

Vetëm në një spital Covid ka pasur 12 vdekje. Tamponi i nxjerr negativ sepse vijnë vonë në spital. Zyrtarisht ky person deklarohet i vdekur për arsye të tjera. Kemi kolegë mjekë që kanë vdekur. Asnjëri nuk u përfshi në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco