Lajmi i fundit

U përdor nga Balluku për të fshehur vilën/ Igli Tare kyç gojën pas 6.5 orësh pyetje në SPAK

Pipero: Ja pse janë shtuar të prekurit, pas çdo rasti fshihen...

Pipero: Ja pse janë shtuar të prekurit, pas çdo rasti fshihen...

21:16, 15/10/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi në Çim Peka LIVE se shtimi i rasteve me koronavirus në vend ishte i pritshëm.

“Kjo është një rritje që po e vërejmë në vendet e tjera të botës dhe të rajonit. Unë isha në Itali dhe ishte e njëjta situatë me numrin e rasteve. Në Francë u morën masa për kufizimin e lëvizjes në Paris dhe për mbylljen e restoranteve dhe bareve,” tha ai.

“Unë mendoj se hapja e restoranteve dhe e bareve, e lokaleve të natës, ku mundësia për të qenë i mbrojtur është e vogël; shtimi i aktiviteteve që janë të nevojshme; hapja e shkollave që është e domosdoshme, hapja e këtyre aktiviteteve që përkon me periudhën e inkubacionit, është një argument që e justifikon shtimin e rasteve pozitive,” tha Pipero.

Sipas tij, shtimi i rasteve nuk ka shumë lidhje me shtimin e tamponeve.

“Pas çdo rasti pozitiv fshihen nga pesë deri në dhjetë raste të tjera,” tha Pipero.

“Një tregues shumë i rëndësishëm duhet të jetë edhe numri i rasteve që shtrohen në spital, por edhe atyre që ndiqen në shtëpi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco