Rama refuzon Trump për zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem

Rama refuzon Trump për zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem

14:14, 02/10/2020
A+ Aa A-

Edi Rama ka refuzuar kërkesën e presidenti të SHBA, Donald Trump për të zhvendosur ambasadën e Shqipërisë në Jeruzalem.

Duke folur në një konferencë me kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti, Rama ka folur edhe për kerkesën e bërë nga Trump.

Rama ka theksuar se Shqipëria është në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian për këtë temë.

‘Shqipëria është i vetmi vend ku hebrenjtë kanë gjetur strehë dhe asnjë hebre nuk u është dorëzuar nazistëve.

Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin, por Shqipëria në politikën e jashtme në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me Bashkimin Europian’, deklaroi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kavajsi02/10/2020 19:24

E ka bere shume mire qe e ka refuzuar sepse Jeruzalemi nuk eshte toke e Izraelit

Shto koment

Denonco