Zgjedhjet në SHBA/ Agim Nesho: Në lojë janë dy filozofi politike

Zgjedhjet në SHBA/ Agim Nesho: Në lojë janë dy filozofi politike

21:28, 30/09/2020
A+ Aa A-

Diplomati Agim Nesho tha në Çim Peka LIVE se presidenti Donald Trump e humbi debati te qëndrimet që mbajti për grupet e ekstremit të djathtë.

“Duhet një qëndrim korrekt ndaj organizatave të ekstremit politik,” tha ai.

Lidhur me debatin, ai tha se “të gjithë analistët thanë se pritshmëritë ishin shumë të ulëta”.

“Debatet u shërbejnë njerëzve të pavendosur. Në ndryshim nga viti 2016, politika është polarizuar dhe pjesa e pavendosur është më e vogël,” tha Nesho.

"Tani në lojë janë dy filozofi politike të ndryshme,” deklaroi ambasadori Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/10/2020 00:11

Ky bir komunisti i ekstremit më gjakatar të të majtës ka kurajo të kritikojë Presidentin Trump për përkrahje të ekstremistëve të djathtë në një kohë që e majta po shkatërron e po djeg Amerikën me bandat e saj të paguara me para miliarderësh tip Soros. Kështu bëri edhe Edvin Drama kur sulmoi kryeministrinë me 500 banditë të paguar (të filmuar kur merrnin paratë), me gardistin që qëlloi mbi huliganët dhe që u gradua kryetar bashkie nga Edvini, për të vënë disa miliona euro pasuri mbi gjakun e "heronjve" për 5000 lekë.. Dhe ndërkohë akuzohet Luli për ekstremist sepse është i qendrës së majtë, pra ndodhetbmë djathtas se sa ekstremi i majtë i Gramoz Ruçit. E njejta skemë edhe në USA nga ekstremi i majtë, përfaqsues i oligarkisë që akuzon presidentin Trump sepse goditi rëndë establishmentin që i kish marrë frymën sistemit ligjor të qeverisjes në USA. (I biri i Joe Bidesë një trafikant droge, femrash, i korruptuar e korruptues flet për dhjemokraci). Por për pjellat komuniste, ideollogjia nuk vdes kurrë, ka zëvëndësuar fenë në mëndjet e ideollogëve të majtë. Qëllimi i tyre sundimi mbi popujt dhe pasurimi marramendës nëpërmjet politikës, gjë që asfikson ekonominë e lirë dhe prodhon e shton në mënyrë progresive varfërimin e popujve në favor të oligarkëve, deri në rrënimin përfundimtar të saj.

Shto koment

Denonco