Menjëherë pas takimit me Erdogan, Edi Rama mbyll të gjitha shkollat e Gylen

Menjëherë pas takimit me Erdogan, Edi Rama mbyll të gjitha shkollat e Gylen

13:37, 25/09/2020
A+ Aa A-

Vetëm pak ditë pas takimit me presidentin e Turqisë në vilën e tij verore në Marmara, kryeminstri Edi Rama dhe qevria e tij kanë mbyllur edhe ato pak shkolla që kishin mbetur në vendin tonë nga Fondacioni  Gylen dhe kompania `Turgut Ozal`.

Lajmin e ka dhënë plot entuziazëm agjencia shtetërore turke  `Anadol` në versionin e saj shqip mbrëmë në mesnatë.

Sipas Anadolu Agency (AA), Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë (e hapur në vitin 2002), medresesë “Ali Korça” në Kavajë (e hapur në vitin 1996) dhe të “Memorial International School of Tirana (MIST)” të lidhura me strukturat e `organizatës terroriste` FETO në Shqipëri.

Gjithashtu mësohet se qeveria e Shqipërisë ka vendosur edhe mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore private parauniversitare “Memorial International School of Tirana (MIST)”, në të gjitha nivelet arsimore (arsim fillor, arsim i mesëm i ulët, arsim i mesëm i lartë), që administrohej nga Shoqëria “Turgut Ozal Education”.

Vendimet që janë marrë me propozimin e ministrit përgjegjës të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe që mbajnë datën 23 shtator për mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar privat medreseja “Hafiz Abdullah Zëmblaku” dhe institucionit arsimor privat fetar, i nivelit të arsimit të mesëm të lartë medreseja “Ali Korça” dhe 16 shtator (MIST) janë publikuar në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Në shkrim theksohet se sipas informacioneve të publikuara në faqen e internetit të Fondacionit "Sema", ky fondacion zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Musliman të Shqipërisë dhe drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme në Tiranë, medresesë “Liria” në Elbasan (e mesme), Medresesë “Hafiz Ali Korça” në Kavajë (djem-vajza, e mesme), medresesë “H. Mahmud Dashi” – Tiranë, (9-vjeçare dhe e mesme) dhe Medreseja e “Korçës” (e mesme).

Sipas vendimeve, institucionet arsimore që mbyllen kanë detyrim që të pajisin çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar dhe të kthejnë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj nxënësve.

Gjithashtu institucionet e mbyllura kanë për detyrim të vënë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në vendime.

Sipas vendimeve, ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, institucioni arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, institucionet e mbyllura dhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë për zbatimin e vendimeve. Vendimet në fjalë do të hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Kujtojmë se më herët shumë nga shkollat e rëndësishme të “Turgut Ozal” janë tjetërsuar, duke u shitur te partner afër presidentit Erdogan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/09/2020 16:40

Betohem për turqini që kam ... jemi vend sovran...

Shto koment

Denonco