‘Nëse s’do prekte njëanshmërisht ‘Zgjedhoren’, do hapeshin negociatat’/ Spaho: Rama është problemi

‘Nëse s’do prekte njëanshmërisht ‘Zgjedhoren’, do hapeshin negociatat’/ Spaho: Rama është problemi

23:02, 22/09/2020
A+ Aa A-

Lidhur me vendimin e fundit të Bashkimit Evropian mbi hapjen e negociatave vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe jo me Shqipërinë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho akuzon Edi Ramën, që sipas tij po sakrifikon të ardhmen e vendit për mbajtjen e pushtetit.

Sipas Spahos, shkak janë ndryshimet Kushtetutese për Reformën Zgjedhore.

Postimi i plotë I Edmond Spahos:

Me vendimin per te hapur negociatat vetem me Maqedonine e Veriut, duket qarte qe nuk jane pengese problemet e brendeshme te BE, por jane problemet e brendeshme te Shqiperise, eshte vete Edi Rama.

Ne se Rama nuk do prekte ne menyre te njeaneshme, nepermjet ndryshimeve Kushtetuese, reformen zgjedhore te arritur me konsensus ne 5 Qershor, Shqiperia do kishte marre daten e hapjes se negociatave. Por Rames nuk i intereson hapja e negociatave por mbajtja e pushtetit dhe sakrifikoi edhe nje here te ardhmen europiane te vendit sikurse ka vepruar cdo here qe nga viti 2012.

I ka hyre frika ne palce nga humbja e zgjedhjeve dhe pergjegjesia penale per keto qe i ka bere vendit ne 7 vitet e fundit. Nuk e shpeton dot asnje manover. Ti japim ate qe meriton ne 25 Prill.????

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco