Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Gënjeshtra është lapidar!’ Bylykbashi për ‘listat e hapura’: Rama e ka fiksim të vjetër, do të heqë koalicionet

‘Gënjeshtra është lapidar!’ Bylykbashi për ‘listat e hapura’: Rama e ka fiksim të vjetër, do të heqë koalicionet

22:26, 22/09/2020
A+ Aa A-

Lidhur me ndryshimet e fundit të PS-së për Reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka pasur fiksim të vjetër që të heqë koalicionet parazgjedhore.

I ftuar në ‘Real Story’ Bylykbashi tha se kreu i qeverisë përdori ‘opozitën parlamentare’ për marrëveshjen e 5 qershorit.

“Zgjedhësit mund të vënë kryqin tek partia që duan. Të votosh një parti dhe kandidatin e një parti, nuk është e njëjta gjë. Ne në 2003-in i dhamë shqiptarëve mundësinë që të kishin mundësinë që ata të zgjidhin partinë në koalicion. Në 2020 bëjmë hapin tjetër, hapim listat e partive.

T’i japim zgjedhjeve që të ndajnë ai se kush merr më shumë apo më pak vota. Rama mbyll listën e partive dhe listën e kandidatëve. Gënjeshtra është lapidar. Ai tha; ‘Jam për lista të hapura, ndërrova mendje’. Rama e ka të vjetër fiksimin për të hequr koalicionet. Edhe në 2009 koalicion kishte, por në 2013 mori më pak.

Me 68 nuk bën dot qeveri, e bëri me koalicion. Rama tha; “Nuk kam vota për marrëveshjen që po piqet në territorin e rezidencës së SHBA-ve dhe duhet të marr votat e opozitës. Po që të marr votat, duhet t’i kandis këta”. E keni parë që ata s’po ndihem më?! Ata që po propozimin 5% prag për partitë e vogla.

Rama mendon se; “Për këtë do të marr listat e hapura, por për kusur do heq koalicionin”. Unë mendoj se nuk e heq koalicionin. Ata që janë të gënjyer janë ata që pretenduan dhe shqiptarët që priten lista plotësisht të hapura.

A e keni dëgjuar Edi Ramën kur thotë; duam apo s’duan ata në Këshill, ne do ta miratojmë. Në datën 23 korrik ishte loja se si do të hiqej koalicionin.”, tha Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco